LAJMI I FUNDIT:

Allegri nuk dëshiron më gabime

Allegri nuk dëshiron më gabime

Juventusi u kualifikua në finalen e Kupës së Italisë falë penalltive ndaj Interit.

Por ajo paraqitje e zbehtë e lojtarëve të tij nuk i ka pëlqyer fare trajnerit Massimiliano Allegri.

Kampionët e Italisë do të përballen sot me Atalantën, ndërsa numri një i bankës së ‘Zonjës së Vjetër’, ka bërë të qartë se nuk dëshiron gabime.


“Me Atalantën na pret një ndeshje e ndërlikuar, por jemi të detyruar të fitojmë”.

“Humbja ndaj Interit nuk na shkaktoi dëme dhe ndoshta na bën mirë, sepse na shkund, por nuk pranoj më paraqitje të tilla. Me Atalantën do të jetë tjetër ndeshje, do të luajmë kundër një rivali që luan futboll tjetër”, deklaroi Allegri. /Telegrafi/