LAJMI I FUNDIT:

Bëhet thirrje për bashkëjetesë ndërfetare në Maqedoni

Bëhet thirrje për bashkëjetesë ndërfetare në Maqedoni

Komisioni për marrëdhënie ndërmjet bashkësive fetare bën thirrje për bashkëjetesë dhe problemi me çështjen e ngritjes së kryqit të zgjithet në mënyrë institucionale, transmeton Telegrafi.

Ky Komision i fton të gjithë besimtarët muslimanë dhe të krishterë që të respektojnë parimet e besimit, duke theksuar se mjaft mirë e dijmë se as shqponja e as kryqi, nuk mund t’i bëjnë fitues ose të humbur.


Komisioni thotë se të dy palët kanë jetuar në tolerancë fetare dhe bashkëjetesë, duke ndarë bashkarisht momente të mira dhe të këqia.

Gjithashtu, në reagimin e tij, ky Komision thotë se të krishterëve nuk u ka penguar asnjëherë xhamia, apo lutjet e imamit, prandaj është koha që të dy palët të kthehen në rrënjët e stërgjyshërve të tyre, pasi që ata ishin shembull për bashkëjetesë në Maqedoni./Telegrafi/