LAJMI I FUNDIT:

Protestohet kundër ndërtimit të gurthyesit në Gostivar

Protestohet kundër ndërtimit të gurthyesit në Gostivar

Banorët e fshatit Banjicë e epërme në Gostivar sot kanë protestuar kundër vendimit që në afërsi të fshatit të tyre të ndërtohet një gurthyes, transmeton Telegrafi.

Sipas banorëve, bëhet fjalë për gërmime të cilat do ta ndotin ambientin, si edhe do të shkaktoj buçime nga minimet, por mund të dëmtohen edhe shtëpitë, ndërkaq firma ”Shanton Six”, e cila duhet ta ndërtoj gurthyesin, thotë se çdo aktivitet është e bazuar në ligjet, kurse së shpejti do të fillojnë me punë.

Banorët e fshatit thonë se nuk do të zmbrapsen deri sa të tërhiqet firma nga planet për ndërtimin e gurthyesit afër fshatit Banjicë e epërme, madje banorët kanë paralajmëruar protesta radikale./Telegrafi/