LAJMI I FUNDIT:

Ja sa vende të lira pune ka në Maqedoni

Ja sa vende të lira pune ka në Maqedoni

Norma e vendeve të lira të punës në çerekun e katërt të vitit të kaluar ka qenë 1.5%. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), gjithsej ka 6961 vende të lira pune, transmeton Telegrafi.

Normë më të lartë të vendeve të lira të punës ka në miniera dhe nxjerrje gurësh, ndërkaq më pak ka në furnizimin me energji elektrike, gaz, avullim dhe klimatizim.


Normën më të lartë të vendeve të lira të punës e zë rajoni i Pellagonisë, kurse numër të lartë të vendeve të lira të punës ka në grupin e pestë të veprimtarive – punëtorë në veprimtari shërbyese dhe në shitje./Telegrafi/