Ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) vazhdojnë të shkëmbejnë akuza të rënda mes vete, duke nxjerrë në pah të “bëmat” dhe “tradhtitë” në luftën e fundit.
Përplasje e ashpër së fundi ka ndodhur mes deputetit të “Vetëvendosjes”, Rexhep Selimi, dhe ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, pasi që Selimi i ka thënë Hashim Thaçit në seancën e së premtes se e dëshiron për president, aq sa e dëshiron familja Jashari.
Pas kësaj deklarate i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lladrovcit në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se Selimit ia ka shpëtuar miqësinë me Adem Jasharin, ashtu si edhe jetën pas asaj “tradhtisë” ndaj Adem Jasharit.
Analisti politik, Halil Matoshi ka thënë për ‘Zëri’, se ky diskurs agresiv që ka shpërthyer aktualisht e ka historinë dhe moralin e vet tek periudha e pasluftës, kur për pushtet dhe para u goditën vlerat fondamentale të kësaj shoqërie, sado të brishta që ishin, besa, burrëria, durimi, gajreti, duke I zëvendësuar nga pabesia, mburravecëria, mësymja agresive për ta koritë tjetrin, zemërimi etj.
“Periudha kaotike e pasluftës dhe etablimi i njerëzve të fuqishëm port ë padijshëm në pushtet nga një shoqëri paqësore krijoi monstrumë dhe agresorë të verbët, saqë pothuajse për pak ditë (mars 2004) I shndërruan shqiptarët kosovarë nga viktima në xhelatë të harbuar. Pabesitë, pritat e mizoritë po na i shpërfaqin tash sy bote vetë akterët, që veten e kanë quajtur komandantë lufte, e tash le të del dikush e le ta demantojë një Dick Marty apo një Williamson e të na bind se ky soj njerëzisht qenkan sjellur vërtet si kushërinj të “Nënës Terezë”, ka thënë Matoshi.
Sipas Matoshit, publiku kosovar është bombarduar me një diskurs agresiv – këto ditë – që nga thirrja për luftë vëllavrasëse e Hashtim Thaçit e deri tek iftiret ndaj njëri tjetrit të Ramiz Lladrovcit dhe Rexhep Selimit e Gani Gecit, si dhe tregimet që po shpalosen rreth Xhabir Zharkut, për vrasjen në pritë të bashkëluftëtarëve.
“Natyrisht se rivaliteti i gjatë politik dhe mospërmbushja e tyre në këtë fushë të panjohur për ta, për shkak të së kaluarës së dhunshmen dhe joqytetare të tyre i ka bërë këto figura të luftës që të kalojnë nga euforia në fazën maniako-depresive. Natyrisht se tek tap o shfaqet frika nga njëri tjetri sepse kodi i tyre është pabesia. Pra ata frikësohen se tjetri ka për të folur – sidomos tash – kur Gjykata Speciale mund të funksionalizohet”, ka thënë Matoshi.
Opinionisti Imer Mushkolaj ka thënë se duke e parë përplasjen në mes të Rexhep Selimit dhe Ramiz Lladrovcit, skeçi humoristik i “Stupcave” duhet të merret më seriozisht.
“Duke i lexuar apo duke i dëgjuar këto deklarime, ai humori i ‘Stupcave’ po duket se duhet të merret shumë më seriozisht se që është marrë deri tash. Po besoj që të dyja palët janë të ndikuara politikisht në ato që po i thonë dhe natyrisht se këto bëhen edhe shumë më të ndjeshme në kontekst të situatës aktuale politike”, ka vlerësuar Mushkolaj, duke thënë se shumë gjëra të luftës nuk janë zbardhur dhe nevojitet ende kohë derisa të qartësohen një herë e mirë.
Sipas Mushkolajt, ky konfrontim po e dëshmon që lufta nuk ka qenë krejt e pastër siç thonë disa individë dhe se ka pasur situata jo shumë të lavdishme. Por, sipas tij, është banal fakti që një ambasador merret me këto gjëra.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë