LAJMI I FUNDIT:

Oscar shënon rënie, ja sa shikues e ndoqën këtë vit

Oscar shënon rënie, ja sa shikues e ndoqën këtë vit

Sipas të dhënave kombëtare për parametrat e shikueshmërisë, ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Oscar’, e cila u mbajt këtë të dielë, është përcjellë nga 34.3 milionë shikues këtë vit.

Ky numër shënon shikueshmërinë më të vogël në tetë vitet e fundit, pas një polemike lidhur me diversitetin në Hollywood.

Shifrat e vogla erdhën pavarësisht pranisë së Leonardo Dicaprios, i cili fitoi për herë të parë çmimin Oscar dhe pas njoftimit për prezantuesin Chris Rock, që do ta adresonte çështjen e pabarazisë tek të nominuarit.


Ende nuk është sqaruar nëse rënia e shikueshmërisë është reflektuar pas thirrjes së udhëheqësit për të drejtat civile Al Sharpton, i cili kishte bërë thirrje që ‘Të gjithë shikuesit e këtij evenimenti të përvitshëm të shkyçen nga spektakli’, në shenjë proteste për shkak të mungesës së njerëzve me ngjyrë në mesin e të nominuarve.

Ndryshe në vendin tonë ceremonia e këtij viti ka shënuar shikueshmërinë më të madhe ndonjëherë, pasi një film kosovar u bë për herë të parë pjesë e Akademisë së Filmit dhe pritshmëritë për një fitore të filmit “Shok” ishin shumë të mëdha./Telegrafi/