LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon gjykimi për ‘Grupin e Kumanovës’ (Video)

Sot vazhdon gjykimi për ‘Grupin e Kumanovës, e cila është planifikuar për sot në orën 10, transmeton Telegrafi.

Në nëntor të vitit të kaluar, Prokuroria Publike ka ngritur akuza ndaj 29 personave për veprën penale “Organizatë terroriste” dhe “terrorizëm” nga ngjarjet e 9 majit në vendbanimin Kumanovë “Lagjja e Trimave” vitin e kaluar, ku u vranë 8 anëtar të njësive të policisë dhe 37 ishin plagosur dhe të vrarë, kurse 10 anëtar të grupit të armatosur.


Në vijim e keni videon sesi helikopterët po qarkullojnë për gjykimin e ‘Grupit të Kumanovës’. Nuk dihen arsyet pse helikopterët lëvizin në Shkup, por sigurisht për arsye të sigurisë. /Telegrafi/

Helikopterët përsëri mbi Shkup, sot vazhdon gjykimi i “Grupit të Kumanovës”

Posted by Telegrafi Maqedoni on Wednesday, March 2, 2016