LAJMI I FUNDIT:

”Eco Guerilla”: Abonimi për ajër të pastër në Tetovë ka përfunduar sot

”Eco Guerilla”: Abonimi për ajër të pastër në Tetovë ka përfunduar sot

Pas fillimit me punë të kombinatit metalurgjik ”Jugohrom” që konsiderohet si ndotësi më i madh i ajrit në rajonin e Pollogut, ka reagur OJQ ”Eco Guerilla”, përmes faqes zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, njofton Telegrafi.

Sipas ”Eco Guerilla”, abonimi për ajër të pastër në Tetovë ka përfunduar. Ata thonë se prej sot nisi përsëri tymi, helmi dhe ndotja vdekjeprurëse për tetovarët dhe tjerët. Gjatë ndërprerjes dy mujore u pa qartë se helmuesi ”Jugohrom” e ndot këtë qytet për 40% më shumë.


Më tutje, në reagimin e tyre thuhet se në përkthim, nëse nga pasojat e ndotjes me ”Jugohrom” çdo muaj vdesin 10 njerëz, pa këtë kombinat vdesin 4 më pak, me rihapjen prej sot, do të vdesin edhe këto 4 njerëz! Ky ndotës kolektiv në këto dy muaj ndërprerje nuk ka bërë asgjë për të merituar lejimin e rihapjes nga ministria dhe qeveria e me këtë meritojnë vetëm mallkimin nga ata që i helmojnë.

”Eco Guerilla” thotë se kjo Qeveri gangsterësh po subvencionon vdekjet në Tetovë. Herët ose vonë dënimin e merituar do ta marin edhe nga qytetarët edhe nga ligji. Ndërkohë dënimin do ta paguajnë edhe familjet dhe fëmijët e tyre që jetojnë dhe frymojnë në po këtë vend. Më poshtë keni tabelën e ndotjes./Telegrafi/
Eco Guerila Statistika

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori