LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë lëndimet te Leicesteri

Fillojnë lëndimet te Leicesteri

Leicester Cityt i lëndohet njëri ndër mesfushorët më të rëndësishëm të skuadrës.

N’Golo Kante, mesfushori që arriti në verë të kaluar te Leicester City ka pësuar një lëndim në muskul dhe pritet të mungojë për dy javët e ardhshme.


Mesfushori 24 vjeçar ka qenë pjesë e ‘Dhelprave’ në të gjitha ndeshjet e deritashme të stinorit thuajse perfekt për ekipin e Claudio Ranierit.

Leicester City sonte (20:45) pret West Bromwich Albionin në kuadër të Ligës Premier Ligës, ndërsa të shtunën udhëton drejt Watfordit të Valon Behramit. /Telegrafi/