LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Policia pa autorizim hyri në hapësirat e komunës

Ahmeti: Policia pa autorizim hyri në hapësirat e komunës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti theksoi se sot në orët e paradites Policia e Kosovës në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë autorizim ndërhyn në hapësirat e Komunës së Prishtinës.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Policia e Kosovës në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë autorizim ndërhyn në hapësirat e Komunës së Prishtinës


Policia e Kosovës, sot pa asnjë autorizim u fut në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe pa fletëarrest me vete e arrestoi Salih Zybën, shef të sektorit të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, i cili në ato momente gjendej në detyrë, në kabinet të Kryetarit. Për më tepër Policia arrestoi edhe dy pjesëtarë të sigurimit të Komunës, Ditar Canolli dhe Kushtrim Halilaj, veç se e kryen detyrën e tyre duke i kërkuar autorizim policëve për të hyrë në objekt të Komunës.

Komuna e Prishtinës është e indinjuar me kësi sjellje arbitrare të Policisë së Kosovës, të cilët në vend se të jenë shembull për respektim të ligjit dhe procedurave të punës, ata i dhunojnë këto procedura dhe e shkelin ligjin”. /Telegrafi/