LAJMI I FUNDIT:

U hapet rrugë aktakuzave të para të Speciales

U hapet rrugë aktakuzave të para të Speciales

Shumë shpejt pritet që Gjykata Speciale të ngrejë aktakuzat e para për ish-pjesëtarët e UÇK-së, për të cilët dyshohet se kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo pasi Marrëveshja ndërkombëtare mes Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës për Themelimin e Gjykatës Speciale ka hyrë në fuqi më 4 shkurt të këtij viti, pasi është nënshkruar nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila ka njoftuar Kuvendin për nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje.

Për hartimin e Marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe Holandës, ishte caktuar një ekip prej të gjitha institucioneve të Kosovës, shkruan “Zëri”.


Ndërsa pas përfundimit, ky dokument është nënshkruar nga zëvendëskryeministri dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, derisa në emër të Holandës firmën e ka vënë ambasadorja holandeze në Kosovë, Gerrie Willems.

Marrëveshjet ndërkombëtare, sipas Kushtetutës së Kosovës, duhet të ratifikohen në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e deputetëve të Kuvendit. Neni 18 në Kushtetutën e Kosovës, pika 1, thotë se Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje: (1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake, (2) të drejtat dhe liritë themelore, (3) anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, (4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.

Mirëpo, pika 2 dhe 3 e këtij neni ia mundësojnë të parës së shtetit dekretimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, pastaj duke njoftuar Kuvendin për një gjë të tillë. Pika 2 e nenit 18, thotë se marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të atyre në pikën 1, ratifikohen pas nënshkrimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, ndërsa, pika 3 e po këtij neni, thotë se Presidenti i Republikës së Kosovës ose Kryeministri njoftojnë Kuvendin sa herë që të nënshkruhet një marrëveshje ndërkombëtare. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Lajme
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kalo në kategori