LAJMI I FUNDIT:

Protestë para Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë

Protestë para Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë

Platforma qytetare ”Hajde”, edhe për sot, në ora 12, ka ftuar në protestë para Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar vendimin për pranimin e iniciativës për ndryshimin e Ligjit për faljen e të dënuarve, ku duhet të përfshihen edhe të dënuarit për parregullësi zgjedhore, transmeton Telegrafi.

Protesta e quajtur ”Ta mbrojnë Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese” ka filluar që në javën e kaluar, ndërkaq organizatorët janë zotuar se do të protestojnë fuqishëm për të treguar se qytetarët e këtij vendi do të protestojnë deri sa gjykatësit që pranuan këtë iniciativë, të japin dorëheqje.

Sipas ”Hajde”, qytetarët kanë për detyrë mbrojtjen e Kushtetutës nga ‘Gjykata (Jo)Kushtetuese’, gjithashtu e kanë për obligim ta mbrojnë shtetin nga kriminelët në pushtet. /Telegrafi/