LAJMI I FUNDIT:

S’ka kthim mbrapa

S’ka kthim mbrapa

Zgjedhja e Hashim Thaçit, president i Kosovës nuk e ka zmbrapsur opozitën e bashkuar. Ajo deklaron se kjo padrejtësi është motiv shtesë për ta dërguar një orë e më parë Qeverinë “Mustafa” në shtëpi. Edhe analistët thonë se opozita ka shkuar aq larg sa që s’ka kthim mbrapa

Opozita e bashkuar ka humbur një betejë në momentin kur Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur për president të ri të vendit, Hashim Thaçin, mirëpo kjo nuk nënkupton edhe humbjen e “luftës”, shkruan ‘Zëri’.

Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e opozitës, të cilët thonë se nuk e kanë ndërmend ta ngrenë lart “flamurin e bardhë”, deri në rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”, për të cilën paralajmëruan edhe vazhdimin e protestave.


Por, derisa opozita nuk e bën të ditur datën e protestave, presidenti i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili pritet të marrë mandatin më 7 prill, ka premtuar edhe dje se do të jetë president i të gjithëve pa dallime partiake. Madje ai ka thënë se do të jetë president edhe i opozitës.

Ndërkohë edhe analistët kosovarë nuk parashohin ndonjë ndalje të opozitës. Madje thonë se çdo lloj ndalese e tyre do të ishte humbje për ta. Ndërkohë që shtojnë se në zgjedhjet e parakohshme, që, sipas tyre, do të mbahen brenda 12 muajve, LDK-ja do të ndëshkohet nga elektorati i saj dhe do të jetë një shans i ri për opozitën. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Kalo në kategori