LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, thuajse çdo fëmijë me probleme me rritjen dhe zhvillimin

Tetovë, thuajse çdo fëmijë me probleme me rritjen dhe zhvillimin

Kontrollet e fundit sistematike të nxënësve në klasat e ulëta në Tetovë, japin të dhëna alarmante për gjendjen e keqe të të rinjëve. Diku 80 përqind e nxënësve të rinj, të moshës nga 6 deri në 10 vjet kanë devijime në rritjen dhe zhvillimin normal, të tilla si qëndrim jo i drejtë i trupit, probleme më këmbët, trashje dhe probleme shikimi, njofton REL, transmeton Portalb.

“Mund të themi se fëmijët tetovarë e ndjekin trendin e përgjithshëm në Maqedoni, por edhe ati në botë. Gjithnjë e më shumë ka fëmijë të deformuar. Me herët nga të gjithë fëmijët që i kemi kontrolluar diku 10 përind  ishin me probleme shtrembërimi, 20 përqind e tyre ishin me devijime në qëndrimin jo të drejtë të trupit. Sot numri i fëmijëve më qëndrim jo të drejtë të trupit është 80 përiqnd”, tha mjeku Aleksandar Kosteski, specialisit për mjekësi shkollore në shtëpinë shëndetësore të Tetovës.

Sipas tij, Shoqata e mjekëve për mjekim shkollorë, para 10 viteve parashikoi problemin dhe kërkoi futjen e më shumë orëve të edukimit fizik për nxënësit ashtu si vendet europiane të cilat kanë orë të tilla çdo ditë, transmeton Portalb.


“Arsye për këtë janë mungesa e aktiviteteve fizike, ose ndryshe kurrfarë aktiviteti fizik”, tha Kosteski.

Përderisa te nxënësi vërehet qëndrim jo i drejtë i trupit, duhet sa më shpejtë, e më së voni në vitin e dytë të shkollës së mesme të fillohet me ushtrime për të parandaluar deformimet. Por në vend që të shërohet më mirë është të parandalohet. Prindërit e kanë rolin kryesorë, thotë mjeku.

 “Të mos u lejojnë fëmijëve shumë kohë të qëndrojnë në tablet, lap-top e kompjuter. Vetë ata duhet të kenë përkujdesje më të madhe për fëmijët. Mjafton të dalin me ta të paktën për një shëtitje. Nëse kanë mundësi të njëjtit të merren me ndonjë sport. Si sport i mirë mund të jetë volejbolli. Për fat të keq nuk mund ta them këtë për notin, sepse e dimë që në Tetovë nuk ka pishinë të mbyllur. Përndryshe, noti është sporti më i mirë që i aktivizon të gjithë muskujt dhe ndihmon në zhvillimin e duhur të fëmijës”, shtoi mjeku.

Rekomandohet që fëmijët të mos qëndrojnë më shumë se 45 minuta në kompjuter ose tablet dhe të paktën 20 minuta të merren me aktivitete fizike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori