Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu lëshon një mesazh për klasën politike kosovare, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit President të Kosovës. Në një deklaratë, gjysmë urimi për Thaçin e gjysmë ngushëllimi për Kosovën, Spahiu thotë se Washingtoni zgjodhi të keqen më të vogël, përballë antiamerikanizmit të opozitës. Por, Spahiu i kujton Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit se pa ndërhyrjen ushtarake amerikane asnjë prej tyre nuk do ishte deputetë. Deklaratën e plotë të tij, mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“GJYSMË MESAZH PER KOSOVËN
Gjysmëurim, për gjysmë Presidentin, në gjysmë shtetin shqiptar, e gjysmë të pavarur të Kosovës Atje ku gjysma feston dhe gjysma shkrumbon. Atje ku kanë gjysmë himni dhe gjysmë flamuri. Atje ku gjysma e politikanëve janë kusarë dhe gjysma antiamerikanë.
Prandaj Aleanca Kuq e Zi uron dhe ngushëllon Kosovën për zgjedhjen e presidentit të ri Hashim Thaçi.
GjysmëUrimi vjen për Hashim Thaçin President.
GjysmëNgushëllimi vjen për Kosovën që nuk po arrin dot të ndryshoj elitat politike.
Aleanca Kuq e Zi po përjeton me dhimbje paaftësitë e qeverisë dhe opozitës për të ndërtuar shtet.
Hashim Thaçi nuk u zgjodh as kryeministër dhe as President për meritat në drejtimin e UÇK pasi çuditërisht ai i humbi zgjedhjet pikërisht pas lufte. Hashim Thaçi është sot i preferuari i perëndimit dhe serbëve jo për meritën e tij por për faj të opozitës antiamerikane.
Antiamerikanizmi dhe nacionalkomunizmi i opozitës shqiptare në Kosovë ka detyruar Washingtonin dhe Brukselin të mbështesin të keqen më të vogël në Kosovë (Hashim Thaçin).
Aleanca Kuq e Zi i kujton gjithë faktorit politik që pa ndërhyrjen ushtarake amerikane as Hashimi dhe as Albini nuk do ishin deputet dhe nuk do kishim shtet të Kosovës.
Hashimi dhe Albini duhet të kuptojnë se interesat kombëtare, stabiliteti në Prishtinë, ndërtimi i Kosovës dhe imazhi i shqiptarëve janë më të rëndësishme se nacionalkomunizmi apo antiamerikanizmi i tyre bashkë që po i vë zjarrin Shqipërisë Veriore”, ka thënë ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMinistri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme
Ushqimi për FSK-në, Maqedonci thotë se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit