LAJMI I FUNDIT:

KSHZ-ja nesër fillon me pastrimin e listave zgjedhore

KSHZ-ja nesër fillon me pastrimin e listave zgjedhore

Të hënën do të fillojë  kryqëzimi i të dhënave në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, ku pas fundjavës IT konsulentët do të përfundojnë vlefshmërinë e bazave të marra nga 11 institucionet shtetërore, transmeton Telegrafi.

Pas përfundimit të kryqëyimit të të dhënave, do të hapet rruga për kontrolle në terren që do të përmbyllin pastrimin e listave zgjedhore. KSHZ-ja këto ditë me anëtarët e saj ka ngritur çështjen e futjes së një fotografie në listën e votuesve, por disa prej tyre dyshojnë se ka kohë të mjaftueshme për ta zbatuar atë. /Telegrafi/