LAJMI I FUNDIT:

Në Ministrinë e Financave 600 studentë do të bëjnë praktikë me pagesë

Në Ministrinë e Financave 600 studentë do të bëjnë praktikë me pagesë

Një numër i studentëve në Universitetin e Prishtinës, nuk do ta kenë më mendjen se a do të kenë ku ta kryejnë praktikën e tyre apo jo.

Tashmë një mundësi e re për ta po vjen. Kjo pasi që Ministria e Financave dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, nënshkruan një Memorandum të Bashkëpunimit për angazhimin e studentëve për punë praktike në Ministrinë e Financave.

Rektori i këtij universiteti Ramadan Zejnullahu, bashkë me ministrin e Financave Avdullah Hoti vunë sot nënshkrimet e tyre në këtë marrëveshje që u jep të drejtë 600 studentëve që të kryejnë praktikën në institucionin që udhëheq ky i fundit.


Rektori Zejnullahu ka shprehur mirënjohjen për Ministrinë e cila ua ka dhënë këtë mundësi studentëve të UP-së, duke u shprehur se kjo është më se e nevojshme për studentët që njohuritë praktike ti bartin tek puna praktike.

“Ky memorandum bashkëpunimi i mundëson një numri të caktuar të studentëve të njësive akademike, kryesisht nga shkencat ekonomike, juridike, kompjuterike, dhe nga fushat tjera të studimit që njohuritë e tyre praktike ti bartin tek puna profesionale. Pra, ti krahasojnë ato, ta matin nivelin se a janë ato njohuri që u dashtë ti marrin pasi që kur ballafaqohesh me punën drejtpërdrejtë e vëren më së miri atë se çfarë shkollimi ke kryer”, theksoi Rektori Zejnullahu

Sipas tij, ky memorandum ka edhe një rëndësi të madhe që Universiteti i Prishtinës të përmirësoj vetveten para tregut të punës, ku shpeshherë sipas Zejnullahut ka marrë kritika nga partnerët ndërkombëtarë.

Ministri Avdullah Hoti tha se Ministria e Fianncave së bashku me dy agjencionet e saj, Administratën Tatimore dhe Doganat kanë vendosur që të marrin për praktikë disa student.

Ai ka treguar se për praktikë do të kenë të drejtë studentë të cilët kanë të përfunduar së paku vitin e dytë të studimeve. Kështu që sipas tij për 600 studentë të cilët do të pranohen, do tu lëshohet kontratë pune 3 mujore, e cila do të jetë me pagesë. “Angazhimi i tyre do të jetë me pagesë në periudhën 3 mujore, për studentët që kanë kryer së paku vitin e dytë të studimeve. Mendoj që së paku kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për studentë të cilët ato njohuri që i marrin në Universitet ti shohin në praktikë se si zbatohen dhe ta mësojnë punën e tyre në praktikë”, tha ministri Hoti.

Ai ka përmendur gjithashtu edhe studentët e cilit fakultet do të jenë më të “privilegjuar” për këtë praktikë. “Me këtë numër të praktikantëve ne gati absorbojmë pjesën më të madhe të diplomuarve, kryesisht të fakultetit Ekonomik. Nga 600 studentë ku pjesa më e madhe nga fakulteti Ekonomik, një numër më i vogël nga fakulteti Juridik, një numër nga shkencat Kompjuterike dhe disa student nga fakultetet e tjera, varësisht prej interesit që kem”, tha Hoti.

E ata që do të kenë privilegjin sipas përfaqësuesit të organizatës studentore “Opinioni i Pavarur i Studentëve”, Alban Bojaj, kjo gjë është dashur të ndodhte më herët. Por Bojaj, thotë më mirë vonë se kurrë. “Mendoj që Memorandumi të cilin e kanë nënshkruar Rektori Zejnullahu me Ministrin e Financave Avdullah Hoti është një memorandum i mirë pasi që është një avancim i studentëve në praktikë ose në lëmi të cilët janë ata duke i ndjekur studimet dhe mendoj që ky është një rezultat dhe një punë efikase e cila është dashur të bëhet më herët, por siç thonë “më mirë vonë se kurrë”, tha Bojaj i cili njëherit është edhe student në Fakultetin Ekonomik.

Ndërsa, për tu aplikuar për praktikë studentët duhet të flasin me administratën në Fakultetin e tyre. Studentët do të pranohen bazë notës mesatare dhe kritereve tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori