LAJMI I FUNDIT:

Kosova me kod telefonik në pjesën e parë të marsit

Kosova me kod telefonik në pjesën e parë të marsit

Kosova pritet të marrë kodin 383 në pjesën e parë të muajit mars. Përveç pavarësisë në fushën e telekomunikimit, me kodin e ri, do të marrin fund edhe ndërhyrjet në rrjet dhe frekuenca nga shteti serb. Këtë e ka pohuar për Radio Kosovën, ministrja për dialog Edita Tahiri.

Ajo tha se aktualisht po diskutohen edhe obligimet tjera të cilat dalin nga marrëveshja për telekomunikacionin.

“Në pjesën e parë të muajit mars, pritet që Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimit t’i jap Kosovës, kodin 383”.


Sipas saj, me këtë marrëveshje, Kosova do të ketë pavarësi në fushën e telekomunikimit, derisa ndërhyrjet nga ana e Serbisë do të marrin fund.

“Marrëveshja për Telekomin e bën të qartë që vendoset kufiri frekuencor mes dy shteteve. Deri më tani, Serbia ka ndërhyrë në rrjetin tonë frekuencor , ka ndërhyrë edhe me operatorët ilegalë, siç e dimë që kanë vepruar në veri . Kjo marrëveshje u jep fund edhe operatorëve ilegalë por i jep fund edhe ndërhyrjes në brezin frekuencor të Republikës së Kosovës. Dhe me këtë rast, Kosova ka mundësi të realizoj planin e digjitalizimit, sipas standardeve ndërkombëtare e që është një plan që pritet të realizohet, në të gjitha shtetet e sidomos ato të Evropës Juglindore”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka hedhur poshtë zërat se funksionimi i operatorit serb në Kosovë cenon aspektet e sigurisë.

“Fakti që Kosova tash merr Kodin e vet të telefonisë ndërkombëtare, ajo do të administrojë vetë. Dhe, Kosova është ajo e cila do të përcaktojë edhe shkallën e sigurisë së telekomunikimeve qoftë në telefoninë mobile qoftë në atë fikse, çka nuk ka qenë në periudhën e kaluar”, ka shtuar ajo.

Përveç tjerash, Tahiri tha se edhe operatorët e të dyja shteteve kanë shprehur gatishmërinë që të angazhohen për të arritur një marrëveshje romingu ndërkombëtar si dhe janë diskutuar marrëveshjet e interkoneksionit apo marrëveshjet për ndërlidhje.

“Kemi pas edhe pjesëmarrjen e operatorëve nga të dyja shtetet të cilat kanë biseduar për mundësitë që të arrihet marrëveshje për një roming ndërkombëtar mes operatorëve të Kosovës, VALA dhe IPKO dhe operatorëve që veprojnë në Serbi e që janë tre operatorë, telekomi i Serbisë, operatori VIP dhe Telenori”.

Ministrja për dialog Edita Tahiri tha të kenë marr garanci nga Bashkimi Evropian që mos të ketë pengesa nga ana e Serbisë, siç ndodhi në rastin kur shteti serb krijoi vonesa rreth regjistrimit të kompanisë së re në Kosovë, duke bërë që të zvarritet procesi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori