LAJMI I FUNDIT:

MSA-ja liron nga taksa doganore edhe produktet nga Kosova

MSA-ja liron nga taksa doganore edhe produktet nga Kosova

Një numër i madh i produkteve të Bashkimit Evropian, të cilat do hyjnë në Kosovë pas fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, do të lirohen nga taksa doganore dhe disa prej tyre do të kenë zbritje të tatimit doganor.

Nga taksa doganore pritet të lirohen edhe ato produkte të cilat të njëjtat prodhohen edhe në Kosovë.

Autoritetet doganore në Kosovë thonë se me fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje do t’i publikojnë edhe anekset, ku do të tregohen në detaje se cilat mallra lirohen dhe cilat mallra nuk lirohen nga taksa doganore.


Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adrtiatik Stavileci ka dhënë për Radion Evropa e Lirë disa detaje të produkteve të cilat do të lirohen nga taksa doganore.

“Marrëveshja e MSA-së është e ndarë në tre kapituj: Kapitulli i mallrave industriale, bujqësore dhe peshkataria, një lëmi e veçantë. Te kapitulli industrial, ato produkte industriale që nuk janë të parapara në anekse të marrëveshjes, janë me zero për qind. Kemi një kategori të ndryshme të produkteve industriale, për të cilat është paraparë që pas katër vjetëve tatimi doganor të jetë zero për qind”, ka thënë Stavileci.

Ai ka treguar se te këto lirime, vitin e parë tatimi doganor nga dhjetë për qind, sa është tani, do të bjerë në tetë për qind. Vitin e dytë do të jetë gjashtë për qind, vitin e tretë katër për qind dhe vitin e katërt dy për qind, ndërsa pas vitit të katërt do të jetë zero për qind.

Po ashtu, siç thekson Stavileci, janë edhe produktet bujqësore të cilat do të kenë një shkallë progresive të zbritjes së tatimit doganor.

“MSA-ja parasheh që një pjesë e produkteve më orgjinë të Bashkimit Evropian të lirohen, derisa një pjesë tjetër të ketë tatim të shkallëzuar. P.sh., për automjetet, në vitin e parë të zbatimit të MSA-së, do të zbritet taksa doganore nga 10 për qind në 9 për qind”.

“Nga MSA-ja përfitime do të kenë edhe produktet tona që ekspertohen në Bashkimin Evropian”, tregon Stavileci.

Sidoqoftë, përfaqësues të shoqatave ekonomike që mbrojnë interesat e bizneseve në Kosovë shprehen mjaft kritik sa i përket lirimit të menjëhershëm që do t’iu bëhet produkteve të BE-së, e të cilat të njëjta prodhohen edhe në Kosovë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini i ka thënë Radios Evropa e Lirë se autoritetet e Kosovës është dashur të gjejnë hapësirë brenda kësaj marrëveshjeje, që të mbrojnë prodhimet vendore.

“Në këtë drejtim, prodhuesit vendorë do të sfidohen me një konkurrencë të ashpër, pasi që më shumë se 2 mijë produkte që do të importohen nga BE-ja do të lirohen nga taksa doganore, dhe këtu do të hyjnë edhe produktet të cilat të njëjtat prodhon edhe Kosovë”, ka shtuar Shahini.

Ai kritikon autoritetet e Kosovës, të cilat, siç thekson ai, kanë rënë në presion të kërkesave të Bashkimit Evropian që produktet e këtyre shteteve të lirohen pa kushte, derisa nuk është kërkuar t’iu bëhet mbrojtje më e madhe prodhimeve vendore.

“Institucionet e shtetit nuk kanë gjetur hapësirë që t’i mbrojnë prodhuesit vendorë. Bashkimi Evropian aplikon masa mbrojtëse kundër produkteve të Kinës, Turqisë, të Indisë, që janë si tregje prodhuese të mëdha, derisa institucionet tona nuk kanë gjetur modalitetete që do të ishin në favor të prodhuesit vendor”, ka shtuar Shahini.

Ndryshe, nga heqja e taksës doganore të produkteve që vinë nga BE-ja do të pësojnë edhe të hyrat në Doganat e Kosovës.

Sipas kalkulimeve të bëra nga Doganat e Kosovës, në vitin e parë të zbatimit të MSA-së, parashihet të ketë një zvogëlim në të hyra të tatimit doganor për 24 milionë euro.

Parlamenti Evropian, javën e kaluar në një seancë plenare, e ka dhënë pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi, pasi të dyja palët, BE-ja dhe Kosova, ta kenë njoftuar formalisht njëra tjetrën për përmbylljen e procedurave përkatëse, gjë e cila pritet të ndodhë në prill apo në maj të këtij viti.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori