LAJMI I FUNDIT:

Skandaloze: Pulat dy vjeçare importohen si pula një muajshe

Skandaloze: Pulat dy vjeçare importohen si pula një muajshe

Emisioni Fiks Fare ka risjellë edhe një herë në vëmendje të publikut problemin e importit nga Greqia të pulave te skartimit.

Këto pula të cilat kanë vlera të kufizuara ushqimore janë të ndaluara të importohen në Shqipëri që në vitin 2005.

Kjo është hera e dytë që Fiks Fare trajton këtë problem.


Pas pesë vjetësh dhe një investigimi që zgjati më shumë se pesë muaj, sërish Fiksi ka arritur të faktojë se agjentët doganorë në Janinë vazhdojnë të falsifikojnë lehtësisht certifikatat e origjinës së këtyre pulave, duke ndryshuar edhe moshën.

Pulat 17 muajshe me dokumente bëhen gati për të kaluar doganën si pula 35 ditëshe, përcjellin mediat shqiptare.

Pulat e skartimit kanë përdorim shumë të vogël dhe vlera të kufizuara ushqimore të mishit.

Pas rënies së gripit të shpendëve, në vitin 2005, me një urdhër të veçantë, importi i tyre në Shqipëri u ndalua.

Pati një tentativë për lejimin e tyre nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2011, por sërish u la në fuqi urdhri i ndalimit.

Urdhri nuk e ka penguar që gjatë këtyre viteve këto pula të importoheshin nga shteti grek, duke falsifikuar certifikatën e origjinës, ose pa asnjë lloj dokumentacioni.

Një grup xhirimi i Fiks Fare u nisë drejt Janinës dhe Selanikut, për të blerë këto lloj pulash.

Fillimisht ishte pak e vështirë, pasi disa tregtarë dhe pulari të mëdha nuk pranonin të sillnin më, sepse ishin në dijeni të ndalimit të eksportit të këtyre pulave. Madje këto ishin të ndaluara edhe në Greqi.

Gazetarët e Fiksit të prezantuar si tregtarë hynë në biseda më disa nga pularitë më të mëdha. Disa prej tyre nuk pranuan në mënyre kategorike, kishte edhe nga ata që u lëkundën.

Edhe në vitin 2010, Fiks Fare ngriti problemin e këtyre pulave që futeshin duke falsifikuar certifikatën e tyre të origjinës nga agjencia doganore greke. Pavarësisht zhurmës së madhe, nuk u mor asnjë masë konkrete.

Në vitin 2010 pati disa tentativa për të importuar këto pula në mënyre të ligjshme, por u ndaluan në kufi.

Gjatë këtyre tentativa, ne vitin 2011 ish-drejtori i kabinetit të Ministrisë së Bujqësisë iu drejtua Këshillit të Ministrave me një kërkese, ku në thelb iu kërkua që ky urdhër të shfuqizohej, pasi pavarësisht përdorimit shumë të vogël dhe vlerave të kufizuara ushqimore të mishit, nuk është i ndaluar tregtimi, therja, ose konsumimi i mishit të pulave të skartimit. Mjaft që konsumatori të ketë informacion mbi cilësinë e produktit që do të konsumojë.

Por pavarësisht këtyre tentativa, asgjë nuk u arrit. Këto lloj pulash janë të ndaluara të importohen edhe sot.

Ligjërisht këto lloj pulash mund të importohen vetëm në raste shumë të veçanta, me një urdhër të ministrit të Bujqësisë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori