Komisioni për Buxhet dhe Financa sot shqyrton leximin e dytë të Nismës Legjislative të 13.000 qytetarëve për “Amendamentimin e Ligjit për Menaxhim të Financave Publike dhe Përgjegjësitë” .
Kampanja “Drejtësia dhe Qytetarët” do të jetë pjesëmarrëse në takimin e radhës të Komisionit për Buxhet dhe Financa ku do të shqyrtohet leximi i dytë i Nismës Legjislative të propozimit të 13000 qytetarëve për Amandamentimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
Ky propozim kërkon që të mundësohet kompensimi i drejtë në rastet kur shkelen të drejtat e njeriut, i cili do ta përfshinte kompensimin si për dëmet ekonomike dhe ato të natyrës jo-ekonomike. Për momentin, neni 69 i këtij ligji lejon vetëm kompensimin e dëmeve ekonomike, duke i përjashtuar ato jo ekonomike, apo, siç ndryshe quhen, dëmet shpirtërore.
Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët, së bashku me qytetarët e Kosovës, e konsiderojnë kompensimin jo-ekonomik të viktimave të të drejtave të njeriut si një reformë e nevojshme për promovimin e përgjegjshmërisë në qeverisje dhe drejtësi për qytetarët.
Për t’i promovuar sa më shumë të drejtat e qytetarëve në mënyrë që të kërkojnë mjete efektive juridike në rast të shkeljes të së drejtave të tyre, si dhe për ta promovuar përgjegjësinë e zyrtarëve qeveritarë për shkeljen e të drejtave të njeriut, Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët me 18 Dhjetor 2013 ka parashtruar një njoftim zyrtar në Kuvend për nisjen e nismës legjislative për mbledhjen e mbi 10,000 nënshkrimeve për reformimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
Më 7 maj të vitit 2015 Kuvendi e ka votuar në parim nismën ku pastaj është proceduar për leximin e dytë, raporton ekonomia-ks.
Nisma zhvillohet në pajtim me nenin 79 të Kushtetutës së Kosovës dhe me Ligjin për Nismat Legjislative.
Për të mbledhur 10,000 nënshkrimet e kërkuara dhe për të arritur një grup më të gjerë të qytetarëve të Kosovës, Kampanja krijoi një rrjet të OJQ-ve partnere të cilat mblodhën në total mbi 13,300 nënshkrime të qytetarëve në tërë territorin e Kosovës.
Organizatat e përfshira në këtë rrjet janë: Mileniumi i Ri, Prishtinë , Femrat Aktive të Gjakovës, Gjakovë , Forumi për Integrim dhe Zhvillim, Pejë, Me Dorë në Zemër, Mitrovicë , KCBS – Kosovo Center for Business Support, Gjilan , Ec ma Ndryshe, Prizren, CSD – Communication for Social Development, Graçanicë , Prehja, Skenderaj dhe Akti, Fushë Kosovë.
Kampanja rekomandon që të amendamentohet neni 69 i Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si në vijim: Gjykata kompetente është e autorizuar që ta urdhërojë një autoritet publik ose organizatë buxhetore që të bëjë kompensim të drejtë për dëmet e shkaktuara, duke përfshirë të paguajë kompensim monetar dëmet e drejtpërdrejta ekonomike, të cilat janë vërtetuar nga gjykata në bazë të provave, dhe dëmet e natyrës jo-ekonomike që shpërblehen në mënyrë të barabartë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp