LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës mbajti Ankandin e Bonove të Thesarit

Qeveria e Kosovës mbajti Ankandin e Bonove të Thesarit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur të martën Ankandin e Bonove të Thesarit KV003-16, ku u ofertuan Bono Thesari 12-mujore në vlerë nominale prej 25 milionë euro. Shuma e ofertuar do të shërbej për ri-financimin e instrumentit të emetuar në shkurt 2015.

Në ankandin e Bonove të Thesarit,  tregu ka shfaqur kërkesë për blerje në vlerë 72.2 milionë euro. Kjo është shuma  më e lartë që ndonjëherë ka ardhur si kërkesë e tregut të Bonove të Thesarit.

Ndërsa, është pranuar vetëm shuma  e shpallur paraprakisht e cila është 25 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.97% vjetore, gjë që paraqet një dallim prej 56 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të kaluar të bonove 12-mujore, e cila ishte 1.53%.


Blerësit e Bonove të Thesarit sipas kategorive janë Bankat private me 24.75 milionë euro si dhe kompanitë e sigurimeve me 0.25 milion euro dhe si rezultat i normës më të ulët të ri-financimit do të kemi edhe të hyra buxhetore prej 138,036.59 euro.

“Ankandi i Bonove të Thesarit i mbajtur dje është edhe një tjetër vlerësim pozitiv që kanë institucionet financiare në vend për stabilitetin financiar të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur kështu interesimin e tyre të lartë dhe gatishmërinë për Bonot e Thesarit. Por, njëherit është edhe përkushtim i Qeverisë së Kosovës për transparencë dhe treg të pastër të bonove të thesarit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori