Edhe tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova nuk ka arritur që të krijojë një ekonomi më të zhvilluar, thonë ekspertë për çështje ekonomike.
Ata thonë se pritjet kanë qenë të mëdha, se pas shpalljes së pavarësisë, do të ketë përmirësim të gjendjes ekonomike.
Sipas tyre, numri i vogël i investitorëve ndërkombëtarë, burokracia dhe korrupsioni edhe gjatë viteve të shtetësisë, kanë penguar zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, për Radion Evropa e Lirë, thotë se në këto vite, Kosova është bllokuar në aspektin politik, ndërkaq në aspektin ekonomik, ka pasur ngecje.
Si problem kryesor gjatë këtyre viteve, Shahini përmend situatën e rëndë të sektorit privat, konkretisht industrisë së prodhimit.
“Kosova, tetë vjet pas pavarësisë nuk ka arritur që të rrisë një zhvillim të hovshëm ekonomik. Nuk e kemi parë Kosovën dhe ndërmarrësit kosovarë si ‘tigrat aziatik’, që kanë zhvilluar vende të ndryshme dhe kjo ka qenë pengesë kryesore e politikave fiskale, të cilat e kanë penguar zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, thotë Shahini.
E, më së shumti është zhgënjyese gjatë kësaj periudhe, është rënia e investimeve të huaja, investime këto për të cilat është pritur se do të rriten pas shpalljes së pavarësisë.
Edhe në këto vite, aktiviteti më i preferuar në Kosovë mbetet tregtia, sektor ky që nuk mund të konsiderohet si i leverdishëm për zhvillimin ekonomik sa prodhimtaria, që në Kosovë mbetet sektori më i pazhvilluar.
Në anën tjetër, Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS” thotë se në aspektin ekonomik ka një lëvizje, por kjo ngritje është larg nevojave të kërkesave të shoqërisë.
Gjatë shtetësisë së Kosovës, thotë ai, ka pasur rritje të eksportit, rritje të Bruto Produktit Vendor, por me normë shumë të ulët, që, siç thotë ai, nuk premtojnë tejkalimin e problemeve që janë të pranishme në rrafshin social.
“Mirëpo, ai që ka degjeneruar, ai që nuk ka funksionuar gjatë kësaj kohe, është pikërisht shteti; zbatimi i ligjit, efikasiteti i institucioneve dhe përgjithësisht krijimi i një klime të favorshme për biznese”.
“Dhe, ajo ka reflektuar në mënyrën më të lartë, në çështjet zhvillimore, prandaj është edhe norma e ulët, e cila normë nuk garanton tejkalim të problemeve, punësim më të madh dhe zgjidhje të çështjeve sociale”, vlerëson Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.
Gjatë këtyre viteve Kosova është bërë anëtare në disa organizatat të huaja financiare, siç është Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Kurse, janë nënshkruar disa marrëveshje ndërkombëtare për tregti të lirë,por ajo që cilësohet me rëndësi është Marrëveshja për Stabilizim-Asociim.
“Anëtarësimi në këto organizata ka krijuar një lehtësi, apo i ka dhënë Kosovës një legjitimitet ndërkombëtar në relacionet financiare, por edhe në relacionet komerciale”.
“Kurse, marrëveshjet tregtare për tregti të lirë, integrimet rajonale siç është CEFTA, nuk mund të kenë efekte të madh përderisa nuk kemi ekonomi konkurruese dhe nuk kemi ofertë të kërkueshme për ato tregje”, shpjegon Rexhepi.
Në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, papunësia ishte mbi 43 për qind, 15 për qind e popullatës së përgjithshme jetonin në varfëri ekstreme, ndërkaq 45 për qind e popullsisë jetonin në varfëri relative.
Ndërsa, të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat flasin për vitin 2014, tregojnë se papunësia në Kosovë është 35 për qind, ndërkaq varfëria ekstreme 10 për qind.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp