Duke vëzhguar marrëdhënien që një njeri ka me ushqimin, mund të kuptohet edhe raporti i tij me partneren, cila është përqasja e tij me seksin dhe si do të sillej nën çarçafë.
Nëse erosi dhe ushqimi janë dy aspekte të ndryshme të së njëjtës kënaqësi, analogjia mes të ngrënit dhe të bërit dashuri, lind spontanisht.
Të konsumosh një vakt në çift, është një lojë e vërtetë erotike, jo vetëm sepse duke ngrënë dhe duke gatuar së bashku është një veprim shumë sensual që stimulon dëshirën, por edhe sepse duke vëzhguar se si një burrë (ose një grua) sillet në tavolinë, mund të kuptosh disa tipare të personalitetit dhe me intuitë pastaj, të imagjinosh se si mund të jetë në shtrat.
Në fakt sipas psikologëve, një studim i kryer së fundmi, ka rrëfyer për një sërë përkimesh mes zakoneve të të ushqyerit dhe atyre seksuale. Duke vëzhguar marrëdhënien që një njeri ka me ushqimin, mund të kuptohet edhe raporti i tij me partneren, cila është përqasja e tij me seksin dhe si do të sillej nën çarçafë. Tipologjitë të dashur shijues janë katër dhe bazohen mbi klasifikimet jungiane dhe katër elementet natyralë.
Tipi zjarr: Karizmatik dhe vullkanik, pëlqen të marrë gjithmonë iniciativa të reja. Në tavolinë shijon dhe pastaj ia mbath. Pëlqen shijet e forta, ha në këmbë dhe asnjëherë me orare të përcaktuara. Në shtrat kërkon gjithçka dhe menjëherë. Preferon disa marrëdhënie dhe karakterizohet nga pasione që siç vijnë, edhe ikin shpejt.
Tipi ajër: Eklektik dhe i paqëndrueshëm, dashuron lirinë e plotë. Në tavolinë pëlqen të eksperimentojë shije dhe kombinime të guximshme, që e bëjnë tepër kurioz. Në krevat është si një flutur, që preferon të hidhet shpesh nga një lule në një tjetër. Kur lidhja emocionale bëhet më e fortë, ai ia mbath.
Tipi ujë: I pakapshëm dhe i lëkundshëm shumë. Si uji që rrjedh në çezmë. Di të përshtatet në tavolinë ashtu si edhe në shtrat, merr atë që tjetri ka porositur sepse objektivi i vetëm është harmonia. Gjatë seksit tregon ëmbëlsi dhe kujdeset për dëshirat e tjetrit, duke kuptuar se kur partneri/ja ka nevojë për përkëdhelje apo për t’u lënë në paqe.
Tipi tokë: Është i qëndrueshëm dhe racional dhe shpesh ka disa vështirësi gjatë përjetimit të sferës emotive. Tryeza për të përfaqëson një festë, prandaj veç ushqimit është e rëndësishme edhe shoqëria, shkruan Shije. Në krevat nuk është i dhënë pas aventurave dhe kërkon raporte të qëndrueshme, bazuar në stabilitet dhe ndjenja.
Por si ta kuptojmë se me ç’tip identifikohemi apo ky hyn personi me të cilin po hamë?
“Përveç shpirtit vëzhgues, që nuk duhet ta vendosi kurrsesi në siklet partnerin”, – shpjegon seksologia, “mund t’ju hyjnë në punë këto pyetje”:
– Ha në orare të përcaktuara apo kur ka uri?
– Ndodh që ta bësh shpejt apo kërkon kohën e vet?
– Më mirë në tavolinë apo në krevat?
– Preferon të gatuash apo ia lë të tjerëve?
– Preferon të hash vetëm apo në shoqëri?
– Më mirë gishtërinjtë apo posatet?
– Do të haje me sytë mbyllur?
– Pas vaktit je e kënaqur?
Së fundmi, “mendoni për jetën seksuale dhe argëtohuni për të gjetur ngjashmëritë dhe dallimet”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Si të ktheni butësinë e pulovrave të vjetër? Ndiqni këshillat
Rreth maceve
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit