Mustaqet dhe mjekra janë një nga stilet më në modë, por mund të jetë e rrezikshme për shëndetin.
Nuk duam t’ju trembim, por mjekra e tyre përmban sekrete johigjienikë. Megjithëse rreziku ndonjëherë mund të jetë i vogël, mjekra e meshkujve përmban papastërti që mund të shkaktojnë herpes apo edhe infeksione nga më të rrezikshmet.
Debra Jaliman, një dermatologe nga New York City thotë se kjo ndodh për shkak të djersës që akumulohet në qime, për shkak të lëngjeve trupore ose të ushqimeve që shërbehen jashtë.
Një problem tjetër sipas Jaliman është se qimet e trasha të lëkurës mund të fshehin sëmundje ngjitëse të lëkurës, gjë që nuk lidhet drejtpërdrejtë me të pasurit mjekër ose mustaqe siç janë herpesi ose skuqja e fytyrës. Nëse ai nuk i vë re këto shenja, këto probleme të lëkurës mund të transmetohen tek ju.
Një tjetër problem që mund të lindi nga mjekra e këtyre djemve sipas dermatologut nga New York City, Diane Berson mund të jenë disa probleme bakteriale që quhen impetigo që krijon disa plagë të kuqe në fytyrë të cilat mund të transmetohen tek partneri juaj.
Nuk është e nevojshme që të detyroni të dashurin tuaj të heqë mjekrën, mjafton vetëm të tregoheni pak të zgjuar për të shmangur infeksionet.
Në radhë të parë inkurajoheni atë që të kujdeset për mjekrën duke e larë me sapun të paktën një herë në ditë dhe të siguroheni herë pas here për pastërtinë e saj pas ngrënies.
Gjithashtu përpara një kontakti direkt me partneren (jo vetëm puthje, por edhe kontakti seksual) meshkujt duhet të sigurohen që nuk janë probleme me lëkurën, acarime, skuqje etj.
“Meshkujt nuk janë mësuar të kujdesen për flokët e tyre si femrat dhe përgjithësisht nuk janë mësuar të pastrojnë mirë,” tha Jaliman. Duket pak e ashpër, por është e vërtetë dhe për të pasur një lëkurë pa infeksione, duhet të jeni të vëmendshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Këto janë simptomat që i paraprijnë një krize nervore: Çfarë duhet bërë në ato momente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'