LAJMI I FUNDIT:

Lumturia mund të blihet, por duhet të dini në çka të shpenzoni

Lumturia mund të blihet, por duhet të dini në çka të shpenzoni

Hulumtuesit në Universitetin British Columbia, kanë vërtetuar se shpenzimi në të mira materiale dhe në eksperienca të ndryshme, mund t’ju gëzojë.

Por, duhet të dini mirë, nëse e doni atë që e blini, apo më shumë ju pëlqen të shpenzoni në eksperienca tjera, siç janë ahengjet.

Për njerëzit që u gëzohen gjësendeve të ndryshme, si rrobat, stolitë apo suveniret, është më mirë të shpenzojnë në këto gjëra, transmeton Telegrafi.

Ata ndjejnë shumë lumturi kur i blejnë, por ndjehen të lumtur edhe sa herë që i shohin.


Në anën tjetër, ata që nuk preferojnë të blejnë gjësende, ndjehen keq kur shpenzojnë dhe nervozohen sa herë e shohin atë që e kanë blerë.

Kjo kategori e njerëzve, është më mirë të shpenzojnë nëpër eksperienca të rreja, si ahengje apo shëtitje.

Në këtë mënyrë, ata lumturohen, si dhe sa herë mendojnë për këtë eksperiencë, fillojnë të ndjehen më mirë. /Telegrafi/