LAJMI I FUNDIT:

Trendi i flokëve shumëngjyrëshe që shndrisin në errësirë

Trendi i flokëve shumëngjyrëshe që shndrisin në errësirë

Përcjellësit e trendeve të flokëve, që duan të kenë risi në kokën e tyre, kanë gjetur një formë të re.

Kjo lyerje e flokëve, është e padukshme në dritë natyrale, duke mundësuar që secili t’i lyej në këtë formë.

Pa pasur nevojë për t’i mbuluar në shkollë apo punë, meqë këto flokë shndrisin në errësirë, transmeton Telegrafi.

Të lyer me një ngjyrë fluoreshente, apo shumë ngjyra të tilla, këto japin pamje të mahnitshme, nën rrezet e dritës ultraviolet.


Të shprishura, gërshet, të kapur tufë apo të lëshuara lehtë, është zgjidhja e juaj, se si dëshironi t’i mbani këto flokë që duket se bëjnë dritë.