LAJMI I FUNDIT:

Badstuber largohet nga Bayerni, transferohet te gjiganti turk

Badstuber largohet nga Bayerni, transferohet te gjiganti turk

Holger Badstuber pritet të jetë mbrojtësi i parë që do të largohet nga kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich.

Gjermani që ishte jashtë fushave për disa muaj pas një lëndimi të rëndë nuk ka arritur të rigjejë formën më të mirë.

Ai ka kërkuar largimin nga Munichu, pasi dëshiron të gjejë një skuadër për të luajtur rregullisht dhe për ta fituar evropianin.

Në skenë së fundmi ka dalë skuadra turke Besiktas e cila është e gatshme të ofrojë tetë milionë euro për mbrojtësin.


26-vjeçari ende nuk ka vendosur nëse do t’i bashkohet Besiktasit apo do të mbetet pjesë e Bundesligës ku po kërkohet nga Hannover, Hertha Berlin dhe Stuttgart. /Telegrafi/