LAJMI I FUNDIT:

Luzerni vihet pas Shkëlzen Gashit

Luzerni vihet pas Shkëlzen Gashit

Te Baseli e shohin si të tepërt në skuadër, megjithatë Shkëlzen Gashi është në modë në Zvicër.

Luzerna është ekipi më i fundit që i shtohet garës për sulmuesin shqiptar. Drejtuesit e klubit po tentojnë të fitojnë garën për 27-vjeçarin.

Sipas mediave helvete, golashënuesi më i mirë i dy sezoneve të fundit në Super League nuk është i lumtur te Baseli nën drejtimin e trajnerit Urs Fischer. Transferimi te Luzerna mund t’i shërbente të dyja palëve. Skuadra do të gjente një sulmues me nuhatje të jashtëzakonshme përpara portës, që garanton gola në garën për një vend në kupat e Europës, transmeton Supersport.

Në anën tjetër, Shkëlzen Gashi do të luante me vazhdimësi në muajt e mbetur të sezonit dhe sipas gjasave do të siguronte një vend në Kombëtare për fazën finale të Euro 2016.


Ambientimi te Luzerna nuk do të ishte aspak i vështirë. Kjo për faktin se lojtari e njeh shumë mirë kampionatin zviceran dhe për më tepër do ti bashkohej dy shqiptarëve të tjerë, Migjen Basha dhe Jahmir Hyka. Gashi është aktivizuar vetëm në dhjetë ndeshje gjatë këtij sezoni, nga të cilat vetëm në dy raste me minutazh të plot dhe ka realizuar tre gola.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Formacionet zyrtare, Man Utd vs Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

Formacionet zyrtare, Man Utd vs Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

Premier League
Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Premier League
Kalo në kategori