LAJMI I FUNDIT:

Ulet rritja ekonomike e Turqisë

Ulet rritja ekonomike e Turqisë

Zyra e statistikave e Turqisë bëri të ditur se në tre mujorin e dytë të vitit 2014, rritja e ekonomisë turke ishte 2.1 për qind, çka shënon një rënie të dukshme në krahasim me rritjen 4.4 për qind në tremujorin e parë.

Sipas kësaj zyre, prodhimi i brendshëm bruto i Turqisë në 3 muajt e dytë të këtij viti, ishte 30.8 miliardë lira (14.67 miliardë dollarë), çka tregon për një rritje ekonomike prej 2.1 për qind.

Këto të dhëna tregojnë se edhe konsumi i brendshëm gjatë kësaj periudhe ka pasur një rritje prej 2.4 për qind, çka është më e ulët se rritja prej 4 për qind që ishte në tremujorin e parë.


Qeveria turke ka parashikuar që për vitin 2014 rritja ekonomike të jetë 4 për qind, ndërsa Banka botërore ka parashikuar një rritje prej 3.5 për qind. /Telegrafi/