LAJMI I FUNDIT:

Kontrata Kolektive u nxjerr telashe komunave (Video)

Kontrata Kolektive u nxjerr telashe komunave (Video)

Kontrata kolektive të cilën e ka nënshkruar muaj ma parë ministri në largim i Arsimit, Ramë Buja, me Sindikatën e Arsimit, po u nxjerr telashe komunave.

Kjo Kontratë kolektive bie në kundërshtim me rregullimet buxhetore të komunave, pasi kohëzgjatja e kontratave për mësimdhënësit me përvojë, parashihet me qenë trevjeçare.

Telashe ka pas; edhe komuna e Prishtinës. Shumica e mësimdhënësve te Komunës së Prishtinës, tashmë kanë filluar punën me kontrata njëvjeçare të cilat i ka lidhur Komuna me ta.


Sindikata nuk pajtohet me shkeljet që kanë bërë komunat. Madje ka paralajmëruar grevë nëse nuk respektohet Kontrata Kolektive.

Sipas kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharit, kontratat e mesimdhënësve me përvojë pune, duhet me qenë së paku trevjeçare.

Mirëpo, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, thotë të mos këtë marrë asnjë kërkesë me shkrim, nga SBASHK-ut, për këtë çështje.

“Të gjitha dispozitat e Kontratës Kolektive që kanë implikime financiare, kanë me hy në fuqi prej 1 janarit 2015, dhe këto dispozita kanë implikime me mbi 1.5 milion euro në buxhetin e Komunës”, tha Nagavci.

Grevën e mundshme e përkrah edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës. /Rrokum/