Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Transmisionit të Serbisë (EMS) nënshkruan Marrëveshjen për Operim (inter-TSO Agreement) e cila rregullon marrëdhëniet bilaterale që kanë të bëjnë me menaxhimin e rrjetit dhe operimin e Sistemeve të Transmisionit në mes të dy vendeve.
Marrëveshja për Operim u negociua nën patronatin e Sekretariatit të Energjisë për Evropën Juglindore me bazë në Vjenë dhe është përkrahur nga Komisioni Evropian.
Me Marrëveshjen për Operim e cila hyri në fuqi nga data 15 shtator 2014, janë definuar rregullat dhe format e bashkëpunimit të ndërsjellët të dy operatorëve të sistemeve përkatëse KOSTT/Kosovë dhe EMS/Serbi, me qëllim të garantimit të operimit të sigurt të rrjetit interkonektiv ndër-TSO në përputhje të plotë me Manualin e Operimit/Operational Handbook të ENTSO-E (European Network Transmission System Operators-Electricity).
Sipas kësaj Marrëveshje është përcaktuar mënyra e zbatimit të demarkacionit të kufirit elektrik në mes të dy sistemeve e që përputhet me kufirin shtetëror Kosovë-Serbi ndërsa duke filluar nga data 1 janar 2015 KOSTT do të operoj si Zonë Kontrolluese e pavarur dhe Zonë e pavarur tregtare që nënkupton ndarjen e kapaciteteve ndërkufitare në mënyrë të pavarur nga EMS.
Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Operimit në mes të KOSTT dhe EMS janë shfuqizuar marrëveshjet e mëhershme: Marrëveshja e Përkohshme e Shkëmbimit të Energjisë dhe Marrëveshja e Përkohshme Teknike dhe gjithashtu aktivizohen Kodet EIC për zonën e KOSTT që mundësojnë shkëmbimin e informacioneve në mes të palëve në tregun e energjisë.
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Naim Bejtullahu i cili njëherit është edhe Kryesues i Expertëve të Grupit Negociator të Kosovës për Energji, me këtë rast theksoi “Nënshkrimi i Marrëveshjes së Operimit si dhe konfirmimi i Planit Aksional të Energjisë, shënon moment të rëndësishëm për sektorin e energjisë në Kosovë me ç’rast po krijohen kushtet për funksionimin e pavarur të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës pa ndërhyrje ilegale nga ana e Serbisë. Njëherit me këtë tani janë krijuar kushtet që do ti mundësojnë KOSTT-it anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar relevant siç është ENTSO-E (European Network Transmission System Operators-Electricity).”
Kjo marrëveshje del nga Marrëveshja Kornizë e cila ishte nënshkruar në Shkurt të këtij viti nga KOSTT dhe EMS, si dhe është pjesë e Planit Aksional tashmë të konfirmuar nga të dyja palët për implemetimin e Marrëveshjes për Energji të arritur në mes të Kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Plani Aksional definon qartë përgjegjësitë dhe afatet kohore të implementimit të plotë të Marrëveshjes për Energji.
Me këtë vazhdon implementimi i suksesshëm i Marrëveshjes së Energjisë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sot në një Konferencë për Media zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Naim Bejtullahu, para gazetarëve prezantuan të arriturat në fushën e energjisë në negociatat me Serbinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDacia Duster i ri, për ne, për njerëz të vërtetë
Uniforma Ushtarake: Simbol i Shtetësisë dhe Dinjitetit Kombëtar
GLADIATOR II vjen në CINESTAR me 13 nëntor në natën CINEPREMIERE
Shtrenjtohen biletat e fluturimeve mbi 10 për qind në Kosovë
“Vala” ngrit çmimet e pakove për shërbime të zërit dhe internetit
Hapet pika më e re e ATC Petrol në Fushë Kosovë!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Florentino Perez planifikon t'i tronditë të gjithë me transferimin e janarit
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë
Barcelona është në prag të nënshkrimit të "kontratës më të mirë në botën e futbollit"
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova 3
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh