LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Afati për naftëtarët ka përfunduar, ATK të kryejë punën

Beqaj: Afati për naftëtarët ka përfunduar, ATK të kryejë punën

Ministri në detyrë i Financave Besim Beqaj ka thënë se “fiskalizimi i naftëtarëve duhet të vazhdojë pasi afati që iu është dhënë për të sjellë një operator të ri të fiskalizimit ka kaluar dhe se ATK tashmë duhet të kryejë punën e vet.”

Beqaj, në emisionin Rubikon të KTV-së, tha se në mars të këtij viti ka pasur disa ankesa nga ana e Shoqatës së Naftëtarëve, pas të cilave atyre iu është dhënë kohë tre muaj për të sjell një operator të ri, mirëpo nuk ka pasur interesim dhe se asnjë kompani nuk ka aplikuar për licencim.

Ministri theksoi se procedura e licencimit ka qenë gjithnjë e hapur mirëpo deri më tash nuk ka pasur të interesuar.
Ai tha se tash i takon ATK-së që të vazhdojë fiskalizimin, si dhe u shpreh kundër mundësisë që shteti të subvencionojë arkat fiskale duke thënë se një gjë e tillë është e pakuptimtë dhe joligjore.


Edhe drejtori i ATK-së Behxhet Haliti ka thënë se ka pasur disa mosmarrëveshje me naftëtarët, por se ata e dinë se s’mund t’i ikin fiskalizimit. ‘’ATK-ja është e vendosur në këtë. Për këtë arsye deri më tash janë shqiptuar shumë gjoba për ta dhe kjo do të vazhdojë’’, ka theksuar Haliti, duke përmendur edhe numrin e saktë të gjobave.

Ekonomia joformale vazhdon të jetë një shqetësim për zyrtarët kosovarë të financave dhe shprehen se edhe pse ka një trend të rënies, ajo është ende në shifra shumë të larta, siç e pranojnë edhe ata, rreth 35% e ekonomisë kosovare vepron në informalitet.
Në temën e fiskalizimit si një proces i sprovuar i luftimit të informalitetit shifrat nuk janë mbresëlënëse. Nga 57 mijë biznese aktive në Kosovë deri tani vetëm 21 mijë apo vetëm 35% janë fiskalizuar dhe paguajnë tatimet adekuate.

Një fiskalizim i mirëfilltë i të gjitha kompanive do të mundësonte uljen e theksuar të këtij informaliteti, i cili do të mundësonte edhe rritjen e arkës së shtetit. Zyrtarët qeveritarë u shprehen se do të jenë të vendosur dhe se nuk do lejojnë grupe të ndryshme të interesit që të eskivojnë këto procese, të cilat në fund të fundit synojnë përmirësimin e jetës së të gjithë shoqërisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori