LAJMI I FUNDIT:

Gjinovci: Produktet ushqimore janë të sigurta për konsum

Gjinovci: Produktet ushqimore janë të sigurta për konsum

Produktet ushqimore që gjenden në tregun tonë, janë të sigurta, pasi që ato i nënshtrohet një kontrolli të rreptë. Kështu pohon një intervistë për KosovaPress Valdet Gjinovci ,drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës, duke shtuar se siguria ushqimore në Kosovë, është nënkontroll dhe se janë të pakta rastet kur kanë hasur shkelje dhe biznesi është detyruar të mbyllet.

“Të gjitha produktet ushqimore, të cilat prodhohen nga ana e përpunuesve dhe prodhuesve vendorë por edhe të gjitha prodhimet që importohen nga jashtë, i nënshtrohen një kontrolli të detajuar, ashtu siç edhe ligji e kërkon. Dhe nuk lejohen të importohen apo tregtohen, produkte që nuk i plotësojnë kushtet, kriteret dhe standardet e sigurisë ushqimore, me qëllim të përdorimit të konsumatorëve dhe në këtë drejtim, të gjitha produktet ushqimore, që përdoren nga ana e konsumatorëve, i nënshtrohen një kontrolli të detajuar dhe janë të sigurta për konsum. Pra në kuadër të kësaj të gjitha ato produkte ushqimore që konsumohen, janë të sigurta për përdorim”, thotë ai.

Duke folur për monitorimin që i bëhet tregjeve tona, me qëllim që qytetarëve të mos iu servohen produkte me afat të skaduar, të cilat mund të rrezikojnë dhe jetën e tyre, ai thotë se ka raste të tilla, kur hasin në produkte të dyshimta, por ato janë minore. Por nuk përjashton rastet kur bizneset janë detyruar të mbyllen, për shkak se kushtet e sigurisë ushqimore, nuk janë plotësuar.


“Agjencia e Veterinarisë në Kosovë, ka një program të monitorimit të prodhuesve dhe të përpunuesve . Mirëpo në kuadër të kësaj edhe të inspektimit dhe të produkteve që tregtohen nëpër pikat e ndryshme të shitjeve ushqimore, kështu që në kuadër të kësaj ka edhe raste kur hasim produkte të cilat janë më afat të skaduar. Mirëpo ka edhe raste kur vetë konsumatorët informojnë dhe njoftojnë Agjencinë e Ushqimit për probleme të cilat hasin, edhe pse janë raste minore në të këtë drejtim. Por mbi të gjitha Agjencia e Ushqimit, mbi bazë të kontrolleve që realizon dhe të gjitha ato produkte ushqimore që nuk i plotësojnë kushtet dhe standardet,nuk i lejon që të përdoren dhe realizon asgjësimin e tyre. Kjo vjen edhe në kuadër të performancës së lartë të stafit, i cili është mjaft profesional. Angazhimit dhe përkushtimit të gjithë inspektorëve të agjencisë, nuk lejohet të përdoren produkte të cilat janë të dyshimta apo që janë të pasigurta. Edhe legjislacioni që zbatohet në Kosovë, është një legjislacion që është i përafruar me legjislacionin e BE dhe në këtë drejtim kemi avancuar dhe jemi aty ku duhet”, tha ai.

Ndërsa pohon se Shqipëria dhe Kosova po shkojnë drejt unfikimit të standardeve të sigurisë ushqimore, duke e përafruar gjithnjë e më shumë legjislacionin e tyre me Bashkimin Evropian. Vizitat e stafit të dy agjencive të ushqimit mes dy vendeve Kosovës dhe Shqipërisë, sipas tij kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, me qëllim të këmbimit të përvojave mes dy vendeve.

Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova kanë bërë përparime në drejtim të aplikimit të standardeve evropiane në fushën e sigurisë ushqimore dhe se çdo ditë mes dy vendeve, shkëmbehen informata ditore në këtë sektor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kalo në kategori