Gjatë projektimit të shkollës model, arkitektët kosovarë të studios Urban Plus janë kujdesur që këtë shkollë ta bëjnë me ambientet më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe model për t’u ndjekur edhe nga shkollat tjera, qoftë ato publike ose private.
Shkolla model është e ndërtuar në Prishtinë (në lokacionin e depos së ish fabrikës së tullave) në më shumë se 5700m2 sipërfaqe, hapësirë e cila është krijuar për të ofruar një përvojë bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies, dhe si model i një shkolle të qëndrueshme.
Përveç dy pjesëve të oborrit të shkollës që shërben për aktivitetet sportive dhe të pushimit të nxënësve, hyrjet e nxënësve janë të ndara sipas niveleve të mësimit, ndërsa brenda shkollës është e krijuar hapësira për shumë qëllime – e cila i shërben nxënësve si qendër për të gjitha aktivitetet mësimore dhe atyre të lira.
Komunikimi mes hapësirës për shumë qëllime me katet e mësipërme mundëson pamje të plotë në hapësirat e shkollës dhe ofron ndjenjën e një sheshi të vogël brenda shkollës, ndërsa brenda shkollës është edhe biblioteka, salla e sportit, kantina për nxënësit. Kulmi i gjelbër i shkollës me panelët solarë, paraqet një poligon mësimi praktik i cili e zgjeron hapësirën e mësimit.
Për t’u dëshmuar si shkollë model, biblioteka është vendosur në qendër të shkollës dhe është e lidhur me hapësirën për shumë qëllime, si dhe pjesët tjera aktive të shkollës, për t’i tërhequr sa më shumë nxënësit për lexim dhe për t’i mbajtur ata sa më afër librit.
Një karakteristikë e veçantë e kësaj shkolle është komunikimi vizuel në mes të sallës së sportit me ndërtesën. Prej kantinës, hapësirës për shumë qëllime dhe sallës së arsimtarëve por edhe nga kati mund të shihen aktivitet që ndodhin në sallën e sportit.
Përveç korridoreve të ndriçuara dhe të hapura ndaj dritës së diellit, laboratorëve, klasave, dollapëve dhe orendive të veçanta, ajo që e bën shumë unike këtë shkollë është pikërisht ndarja e hapësirave për grupe të ndryshme të nxënësve, posaçërisht atyre parafillorë të cilët qasen në shkollë nga një hyrje e ndarë e cila mundëson mirëqenie dhe siguri më të madhe të nxënësve në ndërtesën e shkollës.
Projektuesi i shkollës model është studioja e arkitekturës dhe planifikimit urban – “Urban Plus”, e cila në projektin e shkollës model ka synuar ta krijojë një hapësirë mësimore e cila do t’i motivojë nxënësit dhe njëkohësisht ta promovojë mësim-nxënien si aktivitet dhe të sigurojnë një mjedis fleksibil për edukim.
Në kuadër të procesit, Studio e Urban Plus ka organizuar një punëtori në të cilën janë përfshirë nxënësit, mësimdhënësit dhe udhëheqës të shkollës fillore ‘Pavarësia’, dhe qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte identifikimi i problemeve me të cilat ballafaqohen shfrytëzuesit e shkollave.
Shkolla model është një projekt i përbashkët i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Komunës së Prishtinës e përkrahur nga Banka Botërore. Ajo përveç që është një model për zbatimin e udhëzuesit të projektimin e shkollave në sistemin e ri të edukimit para universitar të hartuar nga MASHT dhe Banka Botërore, është model edhe për procesin i cili është zhvilluar me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve të involvuar në projekt – MASHT, Komuna, Banka Botërore dhe nxënës të arsimtarë të shkollës ‘Pavarsia’
Misioni i “Urban Plus” është të ngrisë interesin e publikut, vendimmarrësve, ekspertëve dhe qytetarëve, për vlerën e dizajnit urban dhe arkitekturës, për tu bërë partnerë në krijimin e ambienteve të qëndrueshme urbane, bazuar në kërkesat dhe nevojat e komunitetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Akademia UPA ka krijuar një trajnim të posaçem për moshat 12-17 vjeç!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame