LAJMI I FUNDIT:

Uji në Gjilan është i pijshëm

Uji në Gjilan është i pijshëm

Qytetarët e Gjilanit përdorin ujë të pijshëm. Ky është vlerësimi që ka dhënë të mërkurën Zyra komunale për ujë, në mbledhjen e Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, që kryesohet nga Jashar Jashari . Bazuar në këtë vlerësim, edhe Komiteti konstatoi se uji është i pijshëm dhe se nuk kanë nevojë për shqetësime të popullatës.

Heset Mahmuti, zyrtar për ujë, ka thënë se analizat e mostrave, të cilat janë marrë në disa zona rurale, pas vërshimeve të fundit, nuk tregojnë për një gjendje shqetësuese. Rezultatet e analizave kimike të mostrave të marra në të gjitha puset, përveç fshatit Lladovë dhe në një burim tjetër në fshatin Pogragjë, janë vlerësuar të mira nga aspekti kimik.

Analizat bakteriologjike kanë dëshmuar për një gjendje jo të kënaqshme të disa puseve, ku janë rekomanduar edhe masat e nevojshme për t`u ndërmarrë, siç është vlimi i ujit, pastrimi i puseve, klorizimi dhe të tjera, ka thënë Mahmuti.


Jashar Jashari, kryesues i Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se sa i përket ujësjellësit publik, uji është në kushte normale për pije. Ky është vlerësim edhe Institutit të Shëndetit Publik.

Edhe Muhamet Kastrati, ushtrues i detyrës së drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se sikur gjendja të ishte shqetësuese, sa i përket cilësisë së ujit, pas vërshimeve që ndodhen në fillim të muajit shkurt, ne do të kishim dërguar ujë me cisterna nëpër fshatra, por nuk është vlerësuar e tillë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Përfaqësuesit e opozitës në KSHMS, kanë ngritur dilema rreth cilësisë së ujit në disa zona rurale.

Mirvete Kurteshi nga Vetëvendosje, ka thënë se Kosova në përgjithësi, është larg standardeve për të siguruar ujë të pijshëm për popullatën e saj, ndërsa nënvizoi se në rajonin e Gjilanit ka pasur raste të tularemisë.

Fatbardha Selmani nga PDK-ja, tha se analizat e ujit duhet të përsëriten, për të vlerësuar gjendjen e tashme, një muaj pas vërshimeve, ndërsa Agron Leka – PDK është interesuar të dijë se në cilat zona është konstatuar ndotja më e madhe ujit dhe çfarë masa janë ndërmarrë.

Nexhat Halili nga LDK-ja, ka thënë se nga informata e Zyrës për ujë, shihet se gjendja nuk është shqetësuese, sepse uji është i pijshëm. Jashar Jashari – LDK ka kërkuar që t`i bëhen analizat ujit të burimit në Pogragjë, prej nga furnizohet fshati, për t`i ditur vlerat e tij dhe për t`i hequr dilemat eventuale të popullatës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Qytetarët kërkojnë t’i thuhet JO numrit 860: Mbrojeni Atdheun duke bojkotuar produktet e Serbisë!

Qytetarët kërkojnë t’i thuhet JO numrit 860: Mbrojeni Atdheun duke bojkotuar produktet e Serbisë!

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Ministri Murati njofton se sot pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

Ministri Murati njofton se sot pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

Ekonomi
Kalo në kategori