LAJMI I FUNDIT:

M&Sillosi ka nënshkruar kontratat me 42 pika grumbulluese të grurit

M&Sillosi ka nënshkruar kontratat me 42 pika grumbulluese të grurit

Në një solemnitet rasti kompania M&Sillosi, pjesë e Devolli Corporation, zyrtarisht nënshkroi kontratat e bashkëpunimit me 42 pikat grumbulluese të grurit anekënd territorit të Republikës së Kosovës.

Përveç nënshkrimit të kontratave, menaxhmenti i kompanisë prezantoj planet e sivjetshme të grumbullimit të grurit, kriteret e cilësisë, kompensimit dhe blerjes së grurit. Ky solemnitet, që përfundoj me një drekë pune të përbashkët, u shfrytëzua për këmbimin e përvojave dhe për diskutim të çështjeve logjistike në përkrahje të realizimit të suksesshëm të korrjeve 2015.

Drejtuesit e kësaj kompanie theksuan se ndodhemi në prag të sezonit të korrjeve, andaj kompania M&Sillosi përmes këtij solemniteti me partnerët e saj strategjik (pikat grumbulluese) fton qytetarët e Republikës së Kosovës që rendimentet e sivjetshme t’i sjellin në pikat grumbulluese apo edhe drejtpërdrejt në fabrikën e M&Sillosi në Xërxë të Rahovecit.


U konkludua se bashkëpunimi i ndërsjellë do te sjell dobi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, duke siguruar rritje të punësimit dhe duke garantuar cilësi të produkteve.

M&Sillosi me kapacitet të deponimit prej 58 mijë ton dhe kapacitet ditor të prodhimit prej 600 ton, ku në kuadër të saj ka laboratorin e vetëm të akredituar në Kosovë për analiza të miellit dhe grurit sipas standardeve ISO dhe HACCP, është njëra nga fabrikat më serioze të prodhimit të miellit në rajon. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kërkesa marramendëse për ofertat bombastike të Auto Mita!

Kërkesa marramendëse për ofertat bombastike të Auto Mita!

Ekonomi
Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Ekonomi
UBT hap zyrtarisht vitin e ri akademik 2024/25

UBT hap zyrtarisht vitin e ri akademik 2024/25

Ekonomi
Kalo në kategori