LAJMI I FUNDIT:

Bie tregu i telekomunikimeve

Bie tregu i telekomunikimeve

Tregu i telekomunikimeve në Kosovë ka shënuar rënie 12 për qind të të hyrave totale. Vetëm Vala ka shënuar rënie 23 për qind, IPKO 3 për qind, kurse operatorët virtual kanë shënuar rënie 17 për qind.

Krejt kjo rënie duket të jetë keqmenaxhimi posaçërisht tek Vala. Kështu tha Ekrem Hoxha nga ARKEP gjatë raportimit para komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik.

Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, tha se duhet të kihet kujdes edhe për industrinë vendore, por edhe duke pasur një konkurrencë fer që është në interesin më të mirë të konsumatorëve në fushën e telekomunikimeve.


“Për neve janë me rëndësi janë tri, katër gjëra të cilat nuk duhet t’i humbim as një herë në diskutimin tonë. E para është se si qëndrojmë ne me cilësinë dhe sasinë e shërbimeve në fushën e komunikimeve elektronike, në fushën e telekomit, sa po zhvillohemi dhe ku jemi në raport me shtetet e rajonit. Sa janë arritur këto standarde sa i për ketë cilësisë dhe sasisë. Çështja tjetër ka të bëjë me sigurimin e elementeve të tregut të hapur në kuadër të cilit ne duhet të kemi kujdes edhe për industrinë vendore, por edhe duke pasur një konkurrencë fer që është në interesin më të mirë të konsumatorëve”, tha Mustafa.

Deputeti Mustafa tha se raporti ka dhënë përgjigje në disa prej këtyre çështjeve, por ajo që shihet në përgjithësi ka të bëjë me ndryshimet radikale në strukturën dhe cilësinë e shërbimeve që po i kërkon fleksibiliteti.

“Telekomi i Kosovës ka ardhur në pozitë të vështirë për shkak të situatës që kanë ndodhur atje deri në një kohë të problemeve rreth privatizi mit dhe të mos aftësisë menaxheriale apo qeverisëse atje, që produktet e kësaj organizate të ristrukturohen në pajtim me kërkesat e reja”, tha Mustafa.

Ai ka folu edhe për operatorët ilegal, duke kërkuar treg fer siç mund të jetë rasti edhe i operatorëve virtual.

Ndërsa, Ekrem Hoxha, kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), tha se në bazë të ligjeve në fuqi, qëllimi primar është që të mundësojnë konkurrencë në treg dhe të hapur. “Qëllimi primar i Ligjit për Shërbime Elektronike të miratuar.., janë që të mundësojnë konkurrencshëmërinë në treg, të hapur të bazuar në konkurrencë fer dhe efektiv”, tha Hoxha.

I pari i ARKP-it, tha se ky operator ka zgjidhur 35 raste të ankesave të konsumatorëve fundor… ndaj operatorëve. Sipas tij, gjatë vitit 2014, tregu pasur një rritje në krahasim me indikatorët e përdoruesve. “Kemi arrit në 1.73 milionë përdorues aktiv që së paku një herë kanë përdorur pajisjen e tyre fundore brenda periudhës 90 ditore”, ka thënë ai.

Ai tha se krahasuar me 1.64 milion përdorues gjatë vitit 2013, ka një rritje prej 5.3 për qind.

Hoxha tha se derisa tek përdoruesit e telefonisë mobile ka një rritje prej 4.76 për qind dhe rritja më domethënëse që ka ndodhur në vitin e kaluar numri i përdoruesve të 3G në pajisjeje mobile smartphone ka rritë në 283,989 përdorues.

Ai ka thënë se gjatë vitit 2014, tregu krahasuar me vitin 2013, ka shënuar një rënie të konsiderueshme të të hyrave të përgjithshme dhe atë në lartësi prej rreth 28.2 milionë euro apo shprehur në përqindje 12.8 për qind ku totali i të hyrave. “Mos menaxhimi i mirë, mos veprimi adekuat në rastet e caktuara nga operatorët etj. Sipas operatorëve rënien më të madhe e ka pasur operatori publik Vala me 23.8 për qind,Ipko ka pasur një rënie prej 3 për qind, ndërsa operatorët virtual dy prej tyre kanë pasur rënie 17.8 për qind. Meqenëse telefonia mobile merr pjesën më të madhe të të hyrave nga ky 192 milionë dhe rënia ka qenë më e madhe 17. 7%. Në telefoni fikse rënia ka qenë 19.5 për qind ndërsa kemi pësuar rritje në dy segmente, qasja në internet prej 5.4 për qind, dhe në shërbimet kabllore një rritje prej 30.3 për qind. Sipas tij, këto janë indikatorët kryesor”, tha Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Kalo në kategori