LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Zjarrfikësve kërkojnë zgjidhje urgjente

Sindikata e Zjarrfikësve kërkojnë zgjidhje urgjente

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka dërguar letër të hapur kryeministrisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku kanë shprehur pakënaqësitë dhe shqetësimet e tyre për mos gatishmërinë e institucioneve të Kosovës.

Ata në letër të hapur kanë thënë se asgjë nuk po funksionin dhe se askush nuk po angazhohet që gjendja e zjarrfikësve të tejkalohet, pasi se si pasojë e mos sigurimit buxhetor dhe shërbimeve funksionale, zjarrfikësit kanë mbetur pa uniforma, pa pajisje personale, pa pajisje të sigurta për punë, e mungesa e të cilave rrezikon jetën e tyre, dhe e gjithë kjo është pa asnjë përkujdesje institucionale.
Në letër të hapur ata thanë që institucionet të bëjnë një zgjidhje dhe të që ky problem mos të mbetet e paidentifikuar.

Ata kanë apeluar tek institucionet që kjo gjendje të zgjidhet urgjentisht dhe se institucionet, nga niveli Qendrorë dhe lokal, të harmonizojnë qëndrimet të angazhohen që të sigurohet, vijë buxhetore, të definohen kompetencat menaxhuese të ndahen përgjegjësitë.


“Mos definimi i kompetencave menaxhuese në mes të, MPB/AME dhe Komunave qe nga viti 2012 , kurë është bërë transferi nga Komunat ne MPB dhe që asnjëherë nuk u realizua, ka shkaktuar mjaft probleme dhe ka shkaktuar situatë mjaftë konfuze në ketë shërbim, ku asgjë nuk funksionon dhe askush nuk angazhohet që kjo gjendje te tejkalohet ,që të sigurohet vijë buxhetore dhe shërbimi të të jetë funksional, si pasojë e këtij vakumi institucional,zjarrfikësit kanë mbetur pa uniform ma, pa pajisje personale ,të domosdoshme për mbrojtje dhe siguri në punë, me teknikë të stërvjetruara, pa pajisje te sigurta për punë, te pa testuar dhe të pa kontrolluara sipas deklaratës së prodhuesit, përdorimi i tyre drejtpërdrejt rrezikon jetën e zjarrfikësit , pa përkujdesje institucionale sa i përket aplikimit të masave për mbrojtje dhe siguri në punë, vështirëson pa masë veprimtarinë tonë”, thuhet në komunikatën e kryetari të Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës Muharrem Beka.

Sipas tij, kërkesat e zjarrfikësve janë të drejta dhe legjitime të bazuara në ligje. “Apelojmë që urgjentisht të shqyrtohet kjo gjendje, kërkojmë nga institucionet, nga niveli Qendrorë dhe lokal, që të harmonizojnë qëndrimet të angazhohen që të sigurohet,vijë buxhetore, të definohen kompetencat menaxhuese të ndahen përgjegjësitë, të krijohen kushte normale për punë, kjo situatë është e pa pranueshme dhe e pa përballueshme dhe krejt në kurriz të zjarrfikësve”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Kalo në kategori