LAJMI I FUNDIT:

KEDS ndërroi 200 transformatorë për 1 vit

KEDS ndërroi 200 transformatorë për 1 vit

Vetëm gjatë mirëmbajtjes së rrjetit, pos ndërrimit të 200 transformatorëve në trafo, KEDS ka pastruar afro 1000 kilometra trase dhe 100 kilometra rrjet të ri nëntokësor dhe ajror. Nga kryerja e këtyre punëve, numri i prishjeve po reduktohet dukshëm, kurse kualiteti i shërbimeve po rritet gjithnjë e më tepër.

KEDS ka ndërruar për një vit, përkatësisht për periudhën korrik 2014- korrik 2015, fiks 200 transformatorë anekënd Kosovës. Ndërrimi i tyre është bërë për të evituar mbingarkesën në vendbanime të ndryshme.

Të gjitha këto punë janë kryer me qëllime të mirëmbajtjes së rrjetit elektrik.


“Këto masa preventive po ndërmerren me qëllim që konsumatorët të kenë energji sa më kualitative dhe numër sa më të vogël të prishjeve. Efektet e mirëmbajtjes preventive janë ndier menjëherë. Sot, mijëra konsumatorë kanë numër më të vogël të prishjeve dhe shërbime më kualitative”, thotë Armend Ymeri, menaxher në KEDS.

Paralel me vendosjen e transformatorëve, janë pastruar afro 1000 kilometra trase, sikurse janë vendosur 100 kilometra instalime të reja të kabllove nëntokësore dhe atyre bistek. Këtu hyjnë vetëm punët e mirëmbajtjes dhe jo të investimeve.

Në kuadër të sajë, nuk kanë munguar as shtyllat e reja elektrike të të gjitha llojeve. Vetëm brenda vitit të fundit janë vendosur mbi 3500 sish në tërë Kosovën. KEDS, gjithashtu gjatë periudhës një vjeçare ka ndërruar dhe riparuar mbi 21 mijë konduktorë.

I gjithë ky intervenim ka një synim të qartë- rrjeti i trashëguar nga koha kur distribucioni ishte aset publik, të përmirësohet dhe të ofrojë shërbime të standardeve më të larta. Në vitin 2015 punët vetëm janë intensifikuar. Në pranverë KEDS ka identifikuar vendbanimet me rënie të tensionit dhe 39 të tilla tashmë kanë tension stabil. Deri në fund të vitit parashihet që ky numër të arrijë në 120 vendbanime. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Kalo në kategori