int(1) Kaltrina Durmishi: Dikur refugjate, tani menaxhon miliona euro në Austri - Telegrafi - Telegrafi Kaltrina Durmishi: Dikur refugjate, tani menaxhon miliona euro në Austri - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Kaltrina Durmishi: Dikur refugjate, tani menaxhon miliona euro në Austri

Kaltrina Durmishi: Dikur refugjate, tani menaxhon miliona euro në Austri

Kaltrina Durmishi, me familjen e saj janë larguar nga Kosova në vitin 1998, kur ajo ishte në klasën e tretë të shkollës fillore. Bashkë me prindërit dhe motrat kishin bërë rrugë të mundimshme, derisa kanë arritur në Austri. Për një kohë të gjatë ishin strehuar në Hungari, ku marrin lajmin se është vrarë axha i saj, Fekë Durmishi.

Më pas ata kalojnë në Austri, ku u lind edhe motra tjetër e Kaltrinës. Ata aty vendosën të jetonin përkohësisht, por kjo nuk ndodhi.

Kaltrina u integrua shumë mirë në shkollë dhe shoqëri austriake, duke e mësuar shumë shpejt gjuhën gjermane e sidomos me matematikë arrin rezultatet më të mira në klasë. Kjo ia mundësoi që të regjistrohet në Gjimnaz e më pas të studiojë njëkohësisht Fakultetin Ekonomik dhe Shkencat Politike. Në këtë të fundit ajo ka magjistruar.


Kaltrina është shembull i integrimit të shqiptarëve në Austri.

“Unë asnjëherë nuk e kam mohuar përkatësinë time kombëtare dhe kurrë nuk jam ndier e diskriminuar. Mendoj se shqiptarët shpeshherë vet distancohen dhe nuk ndjehen të barabartë me njerëzit tjerë në Austri. Kur ne ndihemi të barabartë, kur të rinjtë tanë kanë përgatitje shkollore dhe profesionale, atëherë askush nuk mund të na diskriminojë”, potencon Durmishi për “albinfo.ch”.

Edhe pse e rritur në Austri, Kaltrina për çdo pushim viziton Kosovën.

“Atje kemi familjarët tanë, kemi shtëpinë tonë, është gjysma e zemrës…”, thotë ai.

Ky pushim për Kaltrinën do të jetë edhe më i veçantë, ndoshta edhe më i bukuri në jetën e saj.

“Në gusht do ta festoj dasmën time në Kosovë. Meqë i fejuari im është nga Gjakova, kemi rezervuar një restorant afër Prizrenit. Do ta bëjmë një dasmë të madhe të kombinuar Drenicë/Gjakovë. Dasma do të jetë sipas elementeve që na kanë pëlqyer mua dhe të fejuarit tim”, thotë ajo.

Në fund të bisedës Kaltrina na tha se këto ditë është duke i shijuar me familjen e saj, me motrat dhe vëllain e vetëm, ndërsa në qëllimet e saja janë që të vazhdoj akoma me shkollim të mëtutjeshëm duke kërkuar gjithmonë lartësitë e sukseseve!.

Kaltrina punon në Raifeissen Bank. Para bisedës ajo kishte një takim me një delegacion rus, për investime që kapin shifra të miliona eurove.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Ekonomi
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Kalo në kategori