int(1) Investimet stabilizojnë tensionin në Hoçë të Rahovecit - Telegrafi - Telegrafi Investimet stabilizojnë tensionin në Hoçë të Rahovecit - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Investimet stabilizojnë tensionin në Hoçë të Rahovecit

Investimet stabilizojnë tensionin në Hoçë të Rahovecit

KEDS ka vendosur rrjetin e ri në Hoçë të Rahovecit, duke e rregulluar tensionin që dikur ishte jostabil. Dhjetëra familje tash kanë shërbime brenda standardeve më të larta.

Hoça e Rahovecit tashmë ka rrjetin e ri mes përmes fshatit. Dhjetëra shtylla betoni dhe mijëra metra përçues janë ngritur javëve të fundit. Tensioni që dikur ishte jostabil si pasojë e infrastrukturës shumë të vjetërsuar, është brenda standardeve.

KEDS ka ndërruar rrjetin e trashëguar në gjendje të rëndë, duke ua ndryshuar jetën për të mirë banorëve të asaj pjese. Përfitues direkt janë dhjetëra familje. Kjo, edhe i ka gëzuar ata.


Gjendja e mëhershme nuk ishte aspak e mirë. “Pas identifikimit të Hoçës si vendbanim me rënie të tensionit reaguam menjëherë. Përgatitëm projektit dhe brenda një kohe rekord u implementua. Tash, konsumatorët kanë shërbime kualitative”, thotë Malush Jakaj, inxhinier për rregullimin e prishjeve në Distriktin e Gjakovës.

Hoça është një nga 40 vendbanimet e identifikuara me rënie të tensionit, të cilave u është rregulluar furnizimi me energji elektrike. Këto janë në mesin e 120 vendbanimeve të cilave KEDS është duke ua rregulluar tensionin vetëm sivjet. Dhjetëra mijë konsumatorë kanë përfituar nga fillimi i pranverës dhe dyfishi i tyre do të përfitojë deri në fund të vitit.

Të gjitha këto investime tregojnë seriozitetin e KEDS-it që të investojë fuqishëm në rrjetin e shpërndarjes, të trashëguar në gjendje mjaft të rëndë që kur distribucioni ishte aset publik. Planifikohet të investohen 110 milionë euro brenda periudhës 5 vjeçare dhe 300 milionë euro në periudhën 15 vjeçare.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori