int(1) Kompania gjermane ka gati planin e “Kosovës A” – Qeveria hesht (Video) - Telegrafi - Telegrafi Kompania gjermane ka gati planin e “Kosovës A” – Qeveria hesht (Video) - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Kompania gjermane ka gati planin e “Kosovës A” – Qeveria hesht (Video)

Kompania gjermane ka gati planin e “Kosovës A” – Qeveria hesht (Video)

Ka disa muaj që Avni Kurshumliu, bashkë me grupin gjerman të kompanisë gjermane Bilfinger, po mbajnë takime me shumë drejtues institucionesh. Por, deri tash nuk ia kanë arritur qëllimit.

Ata kanë gati një plan se si do të dukej Kosova A, pasi të kryhet rindërtimi i saj. Sipas planit, kjo kompani gjermane që merret me prodhimin e makinerive për prodhim të energjisë, është e gatshme të rindërtojë këtë termocentral me teknologjinë e fundit, pa e ndotur ambientin, raporton KTV.

Kurshumliu, nga kjo kompani, ka thënë se për realizimin e këtij projekti Qeveria duhet t’i gjejë paratë, pasi që Kosova A do të mbetej pronë e shtetit dhe do të kushtonte shumë më lirë se ndërtimi i Kosovës së Re. Ai thotë se me këtë investim, rivitalizim të Kosovës B dhe ndërtim të Kosovës së Re, Kosova do të kishte energji të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat që deri në vitin 2024 parashihet të arrijnë në 2000 megavat.


Ai thotë se për realizimin e këtij projekti ka përkrahjen e institucioneve gjermane, por edhe të Bankës Botërore, që janë kundër vazhdimit të punës së Kosovës A. Mirëpo, thotë se koha sa do të presë kjo kompani institucionet e vendit për këtë projekt, nuk është edhe shumë e gjatë.

Sa i përket eliminimit të ndotjes, në planin e tyre figuron se Kosova A e rindërtuar do të emitonte sipas parametrave të paraparë me planet e Bashkimit Evropian.

Pavarësisht vjetërsisë që ka ky termocentral, ai vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për furnizimin e vendit me energji, transmeton Koha.net.

Ndërkombëtarët vazhdojnë të jenë kundër vazhdimit të jetës së Kosovës A jashtë vitit 2017, e në anën tjetër, si qeveria e kaluar, ashtu edhe kjo e tashmja me tone të zbutura kanë kërkuar mirëkuptim nga ndërkombëtarët për të lejuar funksionimin e tij derisa të nisë punën Kosova e Re.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori