LAJMI I FUNDIT:

Individët mundin bizneset në kthimin e kredive

Individët mundin bizneset në kthimin e kredive

Huamarrësit individualë janë treguar më të ‘zot’ në kthimin e kredive, në raport me ata të ndërmarrjeve.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka bërë hulumtimin e parë të titulluar “Ngarkesa me Borxh e Klientëve Bankarë në Kosovë”, nga ku ka zbuluar se huamarrësit me vonesa më shumë se 30 ditë në pagesën e kësteve të kontratave kreditore përbënin 11 përqind të gjithsej huamarrësve.

“Nga huamarrësit me vonesa, shumica kishin vonesë në vetëm një kontratë kreditore, ndërsa numri maksimal i kontratave të vonuara arrinte në 7. Në mesatare, klientët kishin 1.6 kontrata kreditore me vonesë në pagesë mbi 30 ditë. Vonesat e pagesës të kontratave kreditore për periudha më të gjata ishin më të shpeshta. Huamarrësit me vonesë në pagesën e këstit për më shumë se 90 ditë përbënin 7.7 përqind të gjithsej huamarrësve, ndërsa ata me vonesë mbi 180 ditë përbënin 4.9 përqind të gjithsej huamarrësve”, thuhet në raportin e BQK-së, transmeton ORAinfo.


Shumica e huamarrësve me vonesë në pagesë për periudhë më të gjatë kishin vonesë në vetëm një kontratë kreditore, ndërsa maksimumi i kontratave kreditore me
vonesë mbi 90 ditë arriti në 7 për qind.

Raporti vë në pah se ndërmarrjet kishin më shumë vonesa në krahasim me huamarrësit individualë.

“Ndërmarrjet kishin vonesa më shumë se 30 ditë në pagesën e kësteve kreditore në 16.4 për qind të rasteve, në krahasim me 8.7 përqind të huamarrësve individual. Lloji i veprimtarisë së ndërmarrjes nuk kishte lidhshmëri me performancën e pagesës, ndërsa përvoja apo vjetërsia e ndërmarrjeve rezultoi të ketë lidhshmëri në kuptimin që vonesat ishin më të shprehura te ndërmarrjet me përvojë pune më të gjatë – mbi gjashtë vite”.

Sipas raportit, performanca e pagesës, pas një trendi stabil për periudhën 2008 – 2011, përkeqësohet në vitin 2012. Pjesëmarrja e pagesave me vonesë më shumë se 30 ditë në gjithsej pagesat e realizuara gjatë vitit fillon përkeqësimin në vitin 2012, ku ky raport pothuajse dyfishohet krahasuar me vitin paraprak. “Në vitin 2012, raporti arrin në 4.4 përqind nga 2.6 përqind në 2011 (mesatarja për vitet 2008 – 2011 ishte 2.5%). Trendi i përkeqësimit të performancës është shpejtuar në vitin 2013 ku pjesëmarrja e pagesave me vonesë në gjithsej pagesat arrin në 6.4%”, thuhet në raport.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Ekonomi
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ekonomi
Kalo në kategori