LAJMI I FUNDIT:

SPD propozon: Viza pune për refugjatët nga Ballkani!

SPD propozon: Viza pune për refugjatët nga Ballkani!

Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) po përpiqet që për refugjatët nga shtetet e Ballkanit Perëndimor të krijohet mundësia e fitimit të një vize pune. Kjo do t`u mundësonte shtetasve të vendeve të këtij regjioni që të shkojnë në Gjermani përmes një rruge tjetër dhe jo përmes azilit.

Spas këtij propozimi, shtetasit e Shqipërisë, Serbisë apo Kosovës do të fitonin një vizë pune në rast se ata sigurojnë paraprakisht një kontratë pune në Gjermani me të ardhura që e kalojnë pagën minimale prej 1460 euro bruto në muaj, shkruan finanz.net.

Këtë propozim e ka bërë publik sot në një konferencë telefonike me kryeministrat e landeve që vijnë nga partia e tij, kryetari i SPD-së, Sigmar Gabriel.


Sa u përket vizave të punës, ato duhet të jepen në numra të kufizuar, transmeton albinfo.ch. Për të realizuar këtë synim të SPD-së nuk nevojitet ndryshim i ligjit, thonë në këtë parti. Ndërsa, vënia në jetë e propozimit të përmendur mund të bëhet në çdo kohë përmes udhëzimit nga Agjencia Federale për Ndërmjetësim të Punës (BA).

Në këtë kontekst, SPD angazhohet po ashtu edhe për zgjerimin e grupit të shteteve të sigurta në Ballkanin perëndimor duke futur aty, veç tjerash, edhe Kosovën. Kjo gjë, sipas saj do të ndihmonte në shpejtimin e procedurave të azilit.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, vetëm nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia në Gjermani ka pasur 67.400 kërkesa azili. Gjasat për njohje të azilit për ta janë afër zeros.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Ekonomi
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ekonomi
Kalo në kategori