LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Për një vit s’mund të punësohen 100 mijë persona

Mustafa: Për një vit s’mund të punësohen 100 mijë persona

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Qeveria po punon që të krijojë kushte për biznese të reja, por s’mund t’i hap 100 mijë vende pune për një vit.

Gjatë një konference për media të cilën e kishte organizuar bashkë me ministren e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, prezantoi arritjet e Qeverisë në ambientin e të bërjes biznes.

“Mos të mban dikush shpresë që munden për gjashtë muaj apo një vit të punësohen 100 mijë veta. Do të thotë, zhvillimi ekonomik është një proces, nuk është një akt i cili ndodh edhe kryhet. Asnjë qeveri nuk mundet që në momentin që e merr mandatin me thënë e mora mandatin edhe i themelova njëmijë firma private edhe i punësova 100 mijë veta. Qeveria e ka për detyrë që të krijojë kushte, rrethana për të cilat unë po flas, në mënyrë që pastaj bizneset të kenë zhvillim të brendshëm dhe të jashtëm edhe ky është një proces i cili do të zhvillohet pa e lidhur me zëvendësministra as me këshilltarë, sepse është punë tjetër edhe nuk është korrekte”, ka thënë Mustafa.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Ekonomi
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ekonomi
Kalo në kategori