LAJMI I FUNDIT:

Qeveria Zvicerane ndihmon në punësimin e kosovarëve

Qeveria Zvicerane ndihmon në punësimin e kosovarëve

Qeveria e Zvicrës përmes Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë është duke ndihmuar ekonominë dhe punësimin e kosovarëve përmes projekteve të ndryshme.

Përveç në ekonomi, qeveria Zvicerane për Kosovën, koncentrohet edhe në fushat e ndryshme siç janë qeverisja demokratike dhe decentralizimi, uji dhe pastërtia, si dhe shëndeti.


Në sferën e ekonomisë, një ndër këto projekte është edhe projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat – projekt ky i cili po implementohet që nga viti 2013 nga fondacioni Swisscontact në bashkëpunim me Institutin Riinvest nga Kosova, dhe me firmën gjermane PEM Consult.

Ky projekt do të vazhdojë deri në fund të vitit 2017, dhe përmes një metodologjie specifike e cila quhet Sistemet Përfshirëse të Tregut, punon në fushën e turizmit dhe të përpunimit të ushqimit.

Qëllim kryesor i projektit është që bizneset që operojnë në turizëm dhe përpunim të ushqimit, të kenë rritje në punësim të Kosovës.

Pse ky projekt?

Zyra Zvicerane fokusohet në uljen e papunësisë për të rinjtë, dhe në Kosovë papunësia nga moshat 15 deri në 24 vjeç, është gati 56%.

Përmes projektit në fjalë, parashihen që 750 biznese të rrisin produktivitetin e tyre, duke krijuar kështu 1,9 milion franga zvicerane në të ardhura, dhe 800 vende të reja pune. Për më tepër, përfshirja e grave dhe minoriteteve zë vend kyç në projekt.

Të punësuar në këtë projekt të Swisscontact-it janë 17 persona, dhe janë të vendosur me zyre në Bregun e Diellit në Prishtinë, të cilët punojnë rreth identifikimit të metodave më të mira të mbarëvajtjes së projektit. /albinfo/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Ekonomi
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ekonomi
Kalo në kategori