LAJMI I FUNDIT:

Edhe 20 mijë numra për bashkatdhetarët

Edhe 20 mijë numra për bashkatdhetarët

Me qëllim të sensibilizimit sa më të madh për nevojën dhe rëndësinë e hartimit të regjistrit të diasporës dhe mërgatës, “Vala” ka vazhduar edhe për një kohë bashkëpunimin me Ministrinë e Diasporës, duke siguruar edhe 20.000 numra shtesë, që do të shpërndahen falas për bashkatdhetarët tanë.

Me këtë rast, për ta zyrtarizuar këtë bashkëpunim, në kuadër të fushatës “Ti je pjesë e atdheut”, ministri i Diasporës, Valon Murati, priti në një takim drejtorin e “Valës”, Agron Mustafa.

“Sot po e konfirmojnë një bashkëpunim të suksesshëm me ‘Valën’ , e cila ka shprehur gatishmërinë që të japë për bashkatdhetarët tanë edhe me 20 mijë numra falas, në funksion të një procesi shumë të rëndësishëm për diasporën. Këta numra janë ofruar për të gjithë ata bashkatdhetarë që do të regjistrohen në pikat e regjistrimit të Ministrisë së Diasporës në tërë Kosovën”, tha ministri Murati.


Në anën tjetër, drejtori i “Valës”, Agron Mustafa, theksoi se para më shumë se një muaji, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi me Ministrinë e Diasporës, “Vala” i është bashkuar fushatës “Ti je pjesë e atdheut”, duke lëshuar në qarkullim 50 mijë numra për bashkatdhetarët.

“Kemi pasur kërkesa të shumta nga bashkatdhetarët për rritjen e numrit të simkartelave, prandaj në bashkëpunim me ministrin Murati kemi marrë vendim që “Vala” t’i japë edhe 20 mijë numra, që ta ndihmojë procesin e regjistrit. Është e rëndësishme se këta numra do të kenë kohëzgjatje 1 vit”, tha ndër të tjera, Mustafa.

Ky bashkëpunim bëhet në kuadër të fushatës për sensibilizimin e diasporës për rëndësinë e procesit të regjistrimit, një proces ky i rëndësishëm, nëpërmjet të cilit do të grumbullohet të dhëna për shtrirjen e diasporës, numrin dhe profilet e saj, në mënyrë që të krijohen politika të reja për të.

Në fund të takimit, ministri Murati e falënderoi drejtorin e “Vala”, Agron Mustafa” për ndihmën e dhënë në krijimin e një ambienti të mirë e mikpritës për bashkatdhetarët, që edhe ata të ndihen se janë pjesë e atdheut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Ekonomi
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ekonomi
Kalo në kategori