LAJMI I FUNDIT:

Ndahen mjetet për laboratorin mobil të naftës dhe benzinës

Ndahen mjetet për laboratorin mobil të naftës dhe benzinës

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete për blerjen e laboratorit mobil për analiza të naftës dhe benzinës, për t’u siguruar që derivatet i plotësojnë standardet e cilësisë.

Kështu ka shkruar në rrjetin social ministri i financave Avdullah Hoti.

Ai ka shtuar se sot janë ndarë mjete për shkollën fillore në Kaçanik dhe për Konviktin e Studentëve në Prishtinë për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.