LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci ju fton në “Hardhfest”

Rahoveci ju fton në “Hardhfest”

Rahoveci nesër dhe pasnesër do të jetë nikoqir i festivalit të rrushit “HardhFest”, që është edicioni i 14 më radhë. Për këto dy ditë në Rahovec do të keni mundësi që përveç mikpritjes të shijoni edhe rrushin e verën.

Organizatorët kanë premtuar se ky edicion do të jetë më ndryshe se 13 edicionet e kaluara, duke premtuar një ambient të mirë me produktet që servojnë.

Shumë të rinj nga vende të ndryshme të Kosovës janë angazhuar vullnetarisht në këtë festival, në mënyrë që organizimi të shkojë sa më mirë.


Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi në një konferencë për media tha se ky festival po bëhet pjesë e ngjarjeve më të rëndësishme dhe më kreative të Kosovës. Sipas tij, ky festival është mundësi e mirë për të promovuar tokën dhe bujqësinë e vendit.

Kurse, Afrim Sharku, nga këshilli organizativ i HardhFestit, tha se shoqata e vreshtarëve këtë vit ka bërë një organizim më të kompletuar, i cili objektiv ka zhvillimin ekonomik dhe të zhvillim të sektorit të vreshtarisë.

Për dy ditë me radhë, sa do të zgjasë ky festival, qytetarët do të kenë mundësi të shoqërohen me muzikë nga grupe të ndryshme muzikore.

Për ata të cilët vijnë nga vende më të largëta, HardhFest ka përgatitur edhe tendat, me të cilat mund të shërbehen qytetarët për fjetje.